Është plagosur sot në Manastir me një plumb në këmbë funksionari i lartë i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, ish-deputeti në Parlamentin maqedonas Borçe Petkovski, njoftoi agjencia e lajmeve META.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Karposh të Manastirit, teksa anëtari i partisë më të madhe opozitare maqedonase ka qenë duke ndenjur në trotuar dhe duke biseduar me disa miq.
Plumbi ka përfunduar në kofshën e tij, por pasi ka marrë ndihmen spitalore, tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tani për tani nuk ka informacione se kush dhe prej nga ka gjuajtur me armë.