Kronikë

Plagoset me armë zjarri 6 vjeçari nga sherri i të rriturve në Bulqizë


               Publikuar në : 10:16 - 19/06/19 |
Al Do

Një konflikt verbal pati më pas pasoja të rënda për një fëmijë 6 vjeç në Krastë të Martaneshit. Jetmir Koxherri 27-vjeç, pasi u konfliktua me babain e fëmijës qëlloi me kallashnikov në drejtim të shtëpisë së tij por plumbat kanë kapur fëmijën që ishte në gjumë duke e plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, ndërsa policia është lajmëruar rreth orës 01:15. Nga të dhënat raportohet se fëmija ka qenë në gjumë kur është plagosur me disa plumba në pjesën e fytyrës dhe trupit. Plagët kanë qenë të rënda kështu që është dashur që 6 vjeçari të transportohet nga spitali i Dibrës me helikopter në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar.

Mëngjesin e sotëm autori i ngjarjes është arrestuar dhe arma është sekuestruar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të vijuar hetimet. /Opinion.al

Pas