Policia e Vlorës ka informuar se pasditen e sotme është paraqitur në spital një 39-vjeçare, e cila kishte dëmtime me armë zjarri.
Paraprakisht bëhet e ditur se shtetasja me inicialet M.N., 39 vjeçe është lënduar me armë zjarri në dorë. Sipas uniformave blu, dyshohet se ngjarja të jetë aksidentale.
Ndër të tjera mësohet se 39-vjeçarja ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 01.02.2022, rreth orës 18:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasja M. N., 39 vjeçe, banues në fshatin Bunavi, Vlorë, e cila ka dëmtime në dorë, dyshohet të shkaktuara me armë gjahu. Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale.
Shtetasja M. N., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia./Opinion.al