Bota

Plagoset gazetari investigativ në Holandë, në gjendje të rëndë për jetën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:26 - 07/07/21 |
Opi Nion

Një gazetar investigativ është palgosur një natë më parë në Holandë. Mediat e huaja bëjnë me dije se gazetari Peter de Vries është qëlluar në një rrugë në Amsterdam.

Mësohet se gazetari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa transmetuesi kombëtar NOS bënë me dije se ai u sulmua disa minuta pasi u shfaq në një emision televiziv.

Ndër të tjera mediat kanë zbuluar se në të kaluarën, gazetarit i është dhënë mbrojtje nga policia, pasi ka marrë kërcënime, për shkak të përfshirjes në çështje penale si gazetar hulumtues.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe Kryetarja e Amsterdamit, Femke Halsema, teksa bëri me dije se gazetari “po lufton për jetën e tij”, ndërsa sulmin e cilësoi si “mizor dhe të pashpirt”.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se lutet për jetën e de Vries dhe shtoi se “gazetaria e lirë është thelbësore për shoqërinë”. Ndërkohë deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar tre persona./Opinion.al

Pas