Goditet me thikë një 26 vjeçar në qytetin e Vlorës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar ku është vënë në pranga një shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai i të arrestuarit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë si dhe proceduan në gjendje të lirë vëllain e tij, shtetasin F. B., 33 vjeç pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 10:00, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e supit, shtetasin A. T., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.