Kronikë

Plagosën me armë një person, arrestohen të rinjtë


               Publikuar në : 09:20 - 08/11/19 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi ishin shpallur në kërkim për akuzën “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Polica njofton se ka vënë në pranga K. N. dhe K. P. (Sh.), të dy të moshës 25 vjeç. Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me armë zjarri, pas një konflikti për motive banale, shtetasin S. N.

Ngjarja ka ndodhur më datë 28.09.2019 në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”. Ndërkohë, Gjykata e Lezhës ka dhënë për dy të rinjtë masën e sigurisë, “Arrest në burg”.

Njoftimi i policisë

Lezhë

Finalizohet operacioni policor “Dajçi”

Operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe ndalohen dy të rinj, të kërkuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Operacioni nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”.

Në zbatimin të planit të masave për kapjen e personave në kërkim dhe pas një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Lezhë është finalizuar operacioni policor i koduar “Dajçi”, në kuadër të të cilit, u bë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim:

N., 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

P. (Sh.), 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi më datë 28.09.2019 në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit”, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin S. N.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këta shtetas, për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje “./ Opinion,al

Pas