Dy persona kanë mbetur të plagosur në Tiranë. Policia bën me dije ata janë qëlluar me mjet shpues gjatë një konflikti me një person tjetër në rrugën “Gavrli D’Ara”.
Të plagosurit janë vëllezërit e identifikuar me inicialet A. K., dhe A. K. Ata u transportuan për në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes./Opinion.al