Dy minatorë kanë mbetur të plagosur gjatë ditës së sotme në fshatin Crujë të Matit. Ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë që ndodhen në këtë zonë. Mësohet se njëri prej tyre është transportuar drejt Tiranës, ndërsa tjetri ndodhet në spitalin e Burrelit nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat kanë mbetur të plagosur minatorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen hetimet për zbardhjen e rastit.