Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të mërkurë në Shkodër. Si pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri një person, ndërsa është plagosur me sende të forta vëllai i tij.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa dy vëllezërit janë transportuar në spitalin e Shkodrës, ku po marrin trajtim spitalor.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet./Opinion.al