Politikë

“PL do na lerë së shpejti”,Blushi-Ramës: Ndrysho mallin,mundohu të thithësh më shumë ajër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:26 - 10/11/22 |
Opi Nion

Pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi se PL do të pësojë humbje si LSI, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se kreu i qeverisë është i përfshirë në korrupsion dhe se për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit janë përdorur kompani offshore.

Sekretari i Përgjithshëm i PL, shkruan më tej; “Ndrysho mallin dhe mundohu të thithësh sa më shumë ajër në këto ditët e fundit të lirisë! Edhe ti vetë e di: Ndëshkimit nuk do t’i shpëtosh kurrë!”

Statusi:

Nxitimi i Edi Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz të Portit të Durrësit është një krim i paamnistueshëm.

Kjo aferë mafioze do të ndëshkohet rëndë shumë shpejt.

Pronarët e fshehur të kompanive guacka offshore janë vetë Edi Rama.

Je i kapur mat! Më kot përpëlitesh duke shkumbëzuar me fjalor banal!

Ndrysho mallin dhe mundohu të thithësh sa më shumë ajër në këto ditët e fundit të lirisë! Edhe ti vetë e di: Ndëshkimit nuk do t’i shpëtosh kurrë!

Pas