Pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi se PL do të pësojë humbje si LSI, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se kreu i qeverisë është i përfshirë në korrupsion dhe se për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit janë përdorur kompani offshore.
Sekretari i Përgjithshëm i PL, shkruan më tej; “Ndrysho mallin dhe mundohu të thithësh sa më shumë ajër në këto ditët e fundit të lirisë! Edhe ti vetë e di: Ndëshkimit nuk do t’i shpëtosh kurrë!”
Statusi:
Nxitimi i Edi Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz të Portit të Durrësit është një krim i paamnistueshëm.
Kjo aferë mafioze do të ndëshkohet rëndë shumë shpejt.
Pronarët e fshehur të kompanive guacka offshore janë vetë Edi Rama.
Je i kapur mat! Më kot përpëlitesh duke shkumbëzuar me fjalor banal!
Ndrysho mallin dhe mundohu të thithësh sa më shumë ajër në këto ditët e fundit të lirisë! Edhe ti vetë e di: Ndëshkimit nuk do t’i shpëtosh kurrë!