Bota

Pjesët e raketës kineze ranë në Tokë, dalin pamjet e momentit të hyrjes në atmosferë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:10 - 31/07/22 |
Opi Nion

Mbetjet e një rakete kineze kanë rënë në Tokë, copat e saj ranë mbi oqeanin Indian dhe Paqësor, thanë zyrtarët amerikanë dhe kinezë.

Agjencia hapësinore e Kinës tha se shumica e mbetjeve të raketës janë djegur në atmosferë.

Në një postim në Twitter, Komanda Hapësinore e SHBA tha se Long March 5 “rihyri mbi Oqeanin Indian rreth orës 10:45 MDT më 30 korrik.

Ai i referoi lexuesit e tij tek autoritetet kineze për më shumë detaje.

Ndërkohë, agjencia hapësinore e Kinës dha koordinatat e rihyrjes si 119 gradë gjatësi lindore dhe 9.1 gradë gjerësi veriore. Kjo korrespondon me një zonë në Detin Sulu – në lindje të ishullit Filipine Palawan, në Paqësorin verior.

Ndërsa në rrjetet sociale janë bërë publike pamjet e momentit të rënies së raketës në Tokë. Ashtu siç mund të shihni edhe më poshtë, pjesë të raketës u bënë të dukshme në momentin e hyrjes në atmosferë./Opinion.al

Pas