Policia e Shkodrës ka arrestuar një 41-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.
Mësohet se në pranga ka rënë Bledar Cafi. Ai akuzohet në vendin fqinj për për pjesëmarrje në organizata kriminale.
Disa vite më parë Cafi u arrestua në Francë dhe u ekstradua në Shqipëri, ndërsa tashmë 41-vjeçari i njohur si i “forti”i Shkodrës do të ekstradohet në Itali ku do të përballet me drejtësinë.
Në verë të vitit të kaluar Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi formularin vëllezërve Cafi për justifikimin e pasurisë, pasi kanë disa biznese në qytetin e Shkodrës./ Opinion.al