Aktualitet

Pjesëmarrje e ulët, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në 6 bashki


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:13 - 06/03/22 |
Opi Nion

Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në 6 bashki. Nga ora 07:00-19:00 u votua në Vorë, Lushnjë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër dhe Durrës.

Qytetarët e këtyre 6 qyteteve votuan sot për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive, ku në disa zona ka hasur vështirësi për shkak të dëborës.

Kujtojmë se në tre qendra votimi, dy në Shosh dhe një në Pult të Shkodrës është anuluar votimi për shkak të motit të keq.

Ky proces do të zhvillohet në një moment të dytë duke pritur rezultatin në qendrat e tjera.

Ndërsa pjesëmarrja në procesin e votimit ka qenë mjaft e ulët. Siç mund të shihni edhe në bisedën e mëposhtme, Dibra është qyteti me pjesëmarrjen më të lartë në votim./Opinion.al

Pas