Kronikë

Pjesëmarrëse në aktivitet shantazhues ekstradohet në SHBA e arrestuara në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 14/11/21 |
Opi Nion

Një shtetase amerikano-kanadeze e akuzuar për përfshirje në një organizatë përmes aktivitet shantazhues është ekstraduar drejt SHBA-së. Lajmi bëhet i ditur nga policia që njofton se Lyda Yolanda Harris është arrestuar në Shqipëri në muajin gusht.

“Interpol Tirana në bashkëpunim me zyrën e ARSO-I pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë   kryen ekstradimin e shtetases Lyda Yolanda Harris drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ju dorëzua Marshall-ëve  Amerikanë . Arrestimi i saj u krye në vendin tonë në muajin gusht 2021, nga njësia policore speciale “Joint Shield”, në bashkëpunim  me Interpol Tiranën , me qëllim  ekstradimi për në SHBA. Ky subjekt ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar të datës 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar nga titulli 18 i Kodit Penal të SH.B.A-ve, seksioni 1962 (d)”, thotë policia./Opinion.al

Pas