Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pjesë në të dy kuvendet, Kadilli: Lëvizja e Sali Berishës ndezi vetëm fitilin 

2021/12/18 at 6:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Pjesë në të dy kuvendet, Kadilli: Lëvizja e Sali Berishës ndezi vetëm fitilin 

Një zë kundër në të dy kuvendet e demokratëve, Fatbardh Kadilli është parë të marri pjesë edhe këtë të shtunë, ashtu si një javë më parë.


Me qëndrim kritik, ashtu sikurse ndaj Berishës edhe ndaj Bashës, Kadilli ndër të tjera vuri në dukje faktin që edhe pas 4 humbjesh, Basha nuk e dha dorëheqjen.

Kadilli tha ndër të tjera se PD ka nevojë të modernizohet, ndërsa argumentoi se as Basha dhe as Berisha nuk duhet të jenë në krye të PD-së.

Fjala e plotë

Imagjinoni në një vend në botë, një parti e cila bëhet partia e parë në historinë e vendit që humbet 4 palë zgjedhje rresht. Imagjinoni që kjo parti bëhet partia e parë që kalon tre mandate rresht në opozitë. Imagjinoni të njëjtën parti që ka dështuar edhe në çdo aksion politik që ka ndërmarrë, Që ka dështuar në çdo objektiv politik që ka shpallur gati 9 vjet rresht.

Imagjinoni që partia nuk bën asnjë analizë, nuk gjen asnjë gabim, asnjë të metë për të gjitha humbjet dhe dështimet e saj. Por, vetëm fajëson kundërshtarin diabolik.

Imagjinoni që drejtuesi i saj bëhet i pari udhëheqës partiak që gjithashtu humbet katër zgjedhje rresht. Imagjinoni që edhe pas humbjes së katërt udhëheqësi nuk jep dorëheqjen dhe vazhdon të drejtojë partinë.  Njësoj si më parë. Sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Çfarë do të mendonit për një parti të tillë? Çfarë do të mendonit për një udhëheqës të tillë? Çfarë do të mendonit për një vend të tillë?

A do të mendoni që kjo histori ka ndodhur në një vend perëndimor? Në një parti moderne? Me një udhëheqës të përgjegjshëm?

Tani imagjinoni përsëri, sikur befas në këtë parti plas një konflikt i brendshëm dhe udhëheqësit i kërkohet të japë dorëheqjen nga një pjesë e partisë. Imagjinoni që udhëheqësi refuzon dhe anëtarët fillojnë një lëvizje për ta shkarkuar. Imagjinoni që udhëheqësi kundërpërgjigjet duke shkarkuar, përjashtuar e përzënë nga partia çdo njeri që kërkon largimin e tij.

Çfarë do të mendonit tani për këtë parti? Çfarë do të mendonit për këtë udhëheqës? A nuk do mendonit që kemi të bëjmë me një udhëheqës autokrat?Që kemi të bëjmë me një parti diktatoriale apo komuniste? E vërteta e hidhur për mua dhe mijëra demokratë të tjerë  është se kjo në fakt është Partia Demokratike dhe udhëheqësi është Lulzim Basha.

Natyrisht, ju në këtë sallë nuk e tregoni historinë që tregova unë ashtu siç e tregova unë. Në vend të së vërtetës ju i tregoni vetes dhe botës gënjeshtra. Një burrë i mençur ka thënë shumë kohë më parë se të gjitha partitë politike në fund vdesin nga gëlltitja e gënjeshtrave të tyre.

Ju keni muaj që gëlltisni gënjeshtrat tuaja, prandaj PD sot ndodhet në prag të vdekjes. Gënjeshtra e parë që ju i tregoni vetes është se historia e krizës së tanishme në PD ka nisur më 9 shtator dhe nga përjashtimi i Sali Berishës nga Grupi Parlamentar.

Si keni pësuar paralizë cerebrale dhe i keni harruar të gjitha ditët, muajt dhe stinët e dështimeve që pas tetë vitesh kanë gërryer besimin tek partia jonë?

Lëvizja e Sali Berishës ndezi vetëm fitilin që solli shpërthimin në publik të pakënaqësisë që kishte kohë që vlonte brenda PD-së, pakënaqësisë që shtohej pas çdo dështimi, pas çdo humbjeje.

Nëse duhet një datë dhe një ngjarje që e bëri krizën e PD-së të pashmangshme ajo datë është 26 prilli. Është data kur Lulzim Basha vendosi të mos jepte dorëheqjen,

Data kur pa asnjë lloj reflektimi, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie, pa asnjë vetëdije politike, ai shpalli që do të vazhdonte të mbetej udhëheqësi i PD-së.

Me 26 prill PD zgjodhi të bëjë ideal të saj humbjen dhe jo fitoren! Zgjodhi të jetë një parti pa ambicie! Një parti pa forcë.

Më 26 prill PD vendosi të jetë një parti e vogël që udhëhiqet nga një njeri që nuk e ka problem humbjen.

Më 26 prill, Partia Demokratike dhe Lulzim Basha shpallën se do të  fitojnë duke mos ndryshuar asgjë.

Dhe kjo është gënjeshtra e dytë që ju i tregoni vetes: Që fitorja mund të vijë pa ndryshuar. Shkaku kryesor i krizës tonë është mos ndryshimi. PD ka nevojë më shumë se kurdo në historinë e saj për një ndryshim të thellë. Demokratët në të gjithë Shqipërinë po kërkojnë ndryshim të thellë. Por ju keni rezistuar ndaj çdo ideje të ndryshimit. Ju doni tu jepni shqiptarëve dhe demokratëve të shkuarën për të ardhme. Pikërisht, verbërinë dhe arrogancën tuaj për të mos ndryshuar,  shfrytëzoi Sali Berisha që bashkëngjiti hallin e tij me shumë demokratët kundër jush. Të gjithë e kuptojnë nevojën e demokratëve për ndryshim, vetëm ju nuk e kuptoni! Të gjithë e dinë që demokratët kanë humbur besimin tek ju, vetëm ju nuk e dini! Të gjithë e ndjejnë që demokratët janë të dëshpëruar e mendojnë se nuk do të fitojnë dot kurrë, vetëm ju nuk e ndjeni.

 

Prandaj Sali Berisha po ju shet demokratëve iluzionin e ndryshimit për t’i bërë ata për vete. Nga arroganca juaj, Sali Berisha sot hiqet dhe besohet si agjent i ndryshimit, kurse ju të vegjetimit, të apatisë, të parazitizmit. Nga arroganca juaj sot shumë demokratë janë aq të dëshpëruar sa të zgjedhin Sali Berishën si të ardhme në vendin tuaj.

Gënjeshtra e tretë që ju i tregoni vetes janë përrallat me konservatorizëm. Këtë përrallë të gënjeshtërt ju e keni të përbashkët me Sali Berishën, sepse njësoj si ai doni të huazoni një identitet fallco.

Përveç asaj tradite që buron nga etika e religjionit dhe nga ajo familjare që kjo parti e ka pasur gjithnjë, ne si Parti Demokratike tradita nuk kemi se çfarë të konservojmë nga e shkuara politike. Sepse në të shkuarën tonë politike është otomanizmi, autokracia dhe komunizimi. Konservatorizmi perëndimor ka lindur si përpjekje për të ruajtur traditën që funksionon, për të shmangur ndryshimet e befta, te menjëhershme dhe destablizuese, për të ruajtur institucionet politike apo shoqërore që kanë qenë garant i stabilitetit shoqëror.

Në fakt e keqja jonë më e madhe është se po konservojmë trashëgiminë dhe mentalitetin komunist dhe otoman në politikë. Partia Demokratike ka nevojë të modernizohet dhe jo të konservohet. Ajo ka nevojë të përparojë sa më parë për t’u shndërruar në parti perëndimore në parti evropiane. Gënjeshtra e katërt që ju i tregoni vetes është se ju jeni tashmë të preferuarit e Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe SHBA-të do t’u sjellin në pushtet.

Amerika është aleate e popullit shqiptar. Qeveria amerikane është aleate me qeverinë shqiptare. Ju jeni qesharakë që mendoni se Amerika bën aleanca me parti dhe që Amerika do ta bëjë Lulzim Bashën Kryeministër dhe udhëheqësit e tjerë në këtë sallë ministra dhe drejtorë. SHBA-të e kanë bërë të qartë qendrimin e tyre për Sali Berishën dhe ky qëndrim është i pandryshueshëm.

Ka shumë arsye pse Sali Berisha nuk duhet të bëhet kryetar i PD-së dhe kjo është një prej tyre. Përtej këtij interesi, amerikanët natyrisht do të donin një PD demokratike dhe të fortë sepse ata besojnë tek demokracia dhe tek roli i opozitës në një demokraci. Por ideja që Amerika do sjellë në pushtet PD-në është qesharake. Në fakt kur thoni se pa mbështetjen e Amerikës nuk vini dot në pushtet tregoni se ju e doni Amerikën për interesa dhe jo për ideale. Amerika është ideali i lirisë, ideali i njerëzve të lirë! Ideali i kufizimit të pushtetit.

Ndaj nëse jeni pro-amerikanë, lejoni demokracinë në parti! Lejoni mendimin ndryshe në parti Ndaloni përjashtimet dhe spastrimet alla komuniste nga partia! Nëse jeni proamerikanë! Ndëshkoni udhëheqësit humbësa duke i larguar. Nëse jeni pro-amerikanë hapeni partinë për të gjithë dhe ndaloni kyçjen e partisë me brava. Nëse jeni pro-amerikanë mos u mbyllni në seli si në kullën e ngujimit, por flisni me anëtarët dhe shqiptarët kudo që janë, sepse vetëm vota e tyre mund t’ju sjellë në pushtet

Të dashur delegatë: Ju mund të jeni të pavetëdijshëm, ju mund të jeni të painteresuar! Por realiteti është se Partia Demokratike gjendet në prag të ndarjes përfundimtare të saj, çfarë do të sjellë edhe fundin e saj. Unë e di që disa nga udhëheqësit që janë në këtë sallë kjo nuk i shqetëson: janë të kënaqur të marrin një copë të PD-së, sado të vogël, mjaft që të jetë e gjitha e tyre e të mos t`ja u rrezikojë askush. Por kjo do ishte vrastare për një parti, që është e vetmja mundësi për një opozitë të vërtetë ndaj një regjimi shkatërrues. Ka vetëm një mundësi që ky skenar të shmanget: dorëheqja e Lulzim Bashës dhe grupit të tij drejtues për t’i hapur rrugë ndryshimit të partisë.

Ndaj dua t’i bëj një thirrje Lulzim Bashës dhe udhëheqjes së lartë të PD-së: për të shpëtuar PD-në, për të shpëtuar opozitarizmin, jepni dorëheqjen! Ju nuk do vini kurrë në pushtet, sepse jeni konsumuar dhe keni humbur besimin e njerëzve! Ndaj jepini një shans PD-së duke u larguar! Ikja juaj jo vetëm do të hapte rrugën për ndryshimin e thellë të PD-së, por është e vetmja mundësi për të shmangur kthimin në krye të partisë të Berishës dhe figurave të tjera të konsumuara dhe të diskredituara.

Partinë Demokratike nuk mund ta sjellë në pushtet as Basha dhe as Berisha. PD-në mund ta sjellë në pushtet një ekip i ri, i pastër dhe i aftë, Një ekip që ka ide të reja dhe vizion të ri. Ky ndryshim mund të vijë vetëm nëse ne garantojmë: 1. Largimin e kryetarit humbës nga drejtimi i partisë; 2. Votën e anëtarësisë për të gjitha vendimet e rëndësishme, përfshi zgjedhjen e kandidatëve; 3. Krijimin e një administrate profesionale dhe të paanshme që administron partinë.

Unë i propozova këto ndryshime që më 26 prill, por ju i injoruat. I propozova sërisht gjatë garës për kryetar, por ju i injoruat. I propozova prapë pasi humba në një garë të shëmtuar, por ju prapë i injoruat. Sot këto ndryshime nuk janë thjesht një zgjedhje, ato tani janë domosdoshmëri si e vetmja mundësi që PD të shpëtojë. Përqafoni ndryshimin që të shpëtoni PD! Që Nesër të ndiheni krenar.



Ju sugjerojmë

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
Bota

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

10 Janar, 2026 9:10 pm
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Para
Berisha: Nuk refuzoj përballjen në SPAK për shpalljen “non grata” nga SHBA

Berisha drejt selisë së PD pas përfundimit të votimit

Durrës/ Helmohen tre punonjës të paraburgimit dhe një i burgosur

Ishte duke punuar, 40-vjeçari rrëzohet nga stadiumi “Air Albania”

Përhapja e Omicron, Holanda njofton mbyllje duke nisur nga e diela

Përhapja e Omicron, Holanda njofton mbyllje duke nisur nga e diela
















TE FUNDIT

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
10 Janar, 2026

Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, ka bërë thirrje për veprime më masive gjatë fundjavës pas gati...

Lexo më shumë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
10 Janar, 2026

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Alma Bine ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar të djegë makinën e...

Lexo më shumë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
10 Janar, 2026

Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së kreyesisë, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestën e...

Lexo më shumë

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
10 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike u ndal në situatën e krijuar nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com