Kronikë

Pjesë e procesit ‘Aemilia’ kundër Ndragetës, arrestohet në Tiranë


               Publikuar në : 13:31 - 17/06/19 |
Al Do

Arrestohet në Tiranë, Bilbil Elezaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana bën të mundur arrestimit te 52 vjeçarit Elezaj pasi për të Autoritetet Gjyqësore në Bolonjë kanë vendosur dënim me 5 vjet burg për veprën penale “Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie”.

Bilbil Elezaj u dënua në mungesë në itali si pjesë e procesit ‘Aemilia’ ku ishte përfshirë mafia e Ndragetës. Ky ishte një nga proceset me më shumë të dënuar në rajonin e Regio Emilias me rreth 50 të tillë, ndër të cilët edhe ish politikani për partinë ‘Forza Italia’ Giuseppe Pagliani.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZQK Interpol Tiranë, me qëllim ekstradimin e Bilbil Elezajt drejt Italisë. /Opinion.al

Pas