Është arrestuar nga policia një 61-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Mësohet se Policia e Fierit në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ka finalizuar operacion policor të koduar “Interaction”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
M.B., 61 vjeç, banues në Fier.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas procedimit penal të nisur në vitin 2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me vendimin e datës 08.03.2022, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al