Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga policia.
Bledian Salkurti, banues në Peshkopi, u arrestua me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian.
Policia bën me dije se Gjykata e Apelit në Venezia, e ka dënuar 38-vjeçarin me 4 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale“Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Njoftimi i policisë
Ndalohet me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët”
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, gjatë ditës së sotme bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:
Bledian Salkurti, 38 vjeç, banues në Peshkopi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Venezia, Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale
“Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.