Ministrja e Drejtëisë, Etilda Gjonaj, ka firmosur urdhrin për ekstradim drejt italisë të Bujar Sejdinit i njohur ndryshe me pseudonimin “xhaxhai”.
Bujar Sejdinaj dyshohet se ka punuar për llogari të mafias italiane, “Ndragheta”. Ai dyshohet se është anëtar i familjes mafioze “Bellocco” dhe gjithashtu dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës.
Ai ka ngritur pretendime se në shtetin italian ka punuar si marangoz dhe se nuk ka pasur kurrë lidhje me trafikun e drogës.
Më 8 tetor, Gjykata e Tiranës vendosi që Sejdinaj të ekstradohet drejt Italisë.
Sipas urdhrit të firmosur nga ministrja Gjonaj, i akuzuari si i dërguari i mafies “Ndragheta” në Ballkan do të ekstradohet në shtetin fqinj brenda 25 nëntorit.
61-vjeçari Sejdinaj u arrestua më 24 korrik në Tiranë, ku një të njëjtën kohë u bënë arrestime edhe në Itali, Argjentinë dhe Kosta Rika duke dërguar në burg edhe anëtarë të tjerë të “Ndraghetës”./ Opinion.al