Kronikë

Pjesë e grupit të “Habilajve”, vetëdorëzohet ish-zyrtari i lartë i Policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:47 - 15/12/21 |
Opi Nion

Është dorëzuar tek autoritetet ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila. Ai është dënuar me 8 vite burg, pasi akuzohet për përfshirje në bandën e trafikut të drogës së ‘Habilajve’.

Mësohet se në momentin e dorëzimit tek policia e Tiranës, Kohila ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij. Më datë 1 dhjetor Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 12 vite burg. Me gjykim të shkurtuar do vuajë 8 vite burg.

Dënimi iu dha në mungesë pasi ishte në arrati. Aktualisht po ekzekutohet masa e gjykatës nga oficerët e narkotikëve nga DVP Tiranë.

Gjergji Kohila ishte shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit 2017. Ai akuzohej për trafik ndërkombëtar droge ne kuadër të grupit të stukturuar kriminal Habilaj.
Sipas SPAK, Kohila akuzohet si i përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, për grupin “Habilaj”./Opinion.al

Pas