Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal,spitali i Shkodrës:Infermieri është i punësuar …


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:19 - 24/09/21 |
Opi Nion

Pas goditjes së grupit kriminal dhe shpalljes në kërkim të infermierit në Shkodër ka ardhur dhe ragimi i spitalit rajonal të këtij qyteti.

Spitali rajonal i Shkodrës në një njoftim për mediat bën me dije se infermieri nuk ishte i punësuar në atë institucion, duke kundërshtuar kështu njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, infermieri Idrizi nuk rezulton i punësuar as në spitalin rajonal të Shkodrës dhe as në ndonjë prej strukturave në varësi.

“Lidhur me lajmin mediatik për infermierin Redi Idrizi iu bëj me dije se nuk figuron i punësuar në Spitalin Rajonal Shkodër por është pjesë e strukturave private të shpërndarjes së metadonit. Nuk është i punësuar në strukturat tonë as në varësi tonën”, njofton policia.

Infermieri ishte pjesë e një grupi kriminal të shpërndarjes së drogës në Shkodër. Ai së bashku me Arjan Cerjanin shkëmbenin medikamente dhe anëtarët e tjerë ua shisnin personave që trajtoheshin për lëndët narkotike.

Pas