Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Bib Ndreca.
Gjyqtari Ndreca ka shqyrtuar ndër të tjera dosjen 339, grabitjen e Rinasit dhe çështjen e ish-deputetëve të Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Arben Çuko.
Sipas KPK-së, gjyqtari Ndreca rezultoi me probleme sa i takon pasusrisë së një familjari.
Ai ka pretenduar se nuk i është lënë kohë që të përgatisë mbrojtjen për shkak se nga momenti që mori raportin e KPK-së seanca dëgjimore u caktua shumë shpejt./ Opinion.al