InstaBIZ

Pjesë e familjes, Dua Lipa në festën private për ditëlindjen e Bellës


               Publikuar në : 16:01 - 10/10/19 |
xhu lia

Modelja e njohur Bella Hadid ka festuar 23-vjetorin e lindjes me njerëzit e saj më të afërt. Paparacët e kanë fotografuar modelen në New York së bashku me të motrën Gigi dhe nënën Yolanda.

Gjithashtu në këtë festë private ndodhej edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila është e dashura aktuale e vëllait të modeleve, Anwar Hadid.

Duket se tashmë Dua konsiderohet si pjesë e familjes Hadid dhe nuk mund të mungojë në gëzimet e tyre familjare.

Prej disa kohësh Lipa ka nisur dhe bashkëjetesën me Anwar dhe në të shumtën e kohës shfaqen së bashku./Opinion.al/

Pas