Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi deputetin e Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu se ka marrë me anë të kompanisë “Ndreu Secority”, në 3 vjet, 37 tenderë me vlerë 916 milionë lekë.
Por, vetë deputeti socialist thotë se, ai nuk ka asnjë kompani biznesi pasi në të vërtetë bëhet fjalë për një firmë të vëllezërve të tij. Gjithashtu Ndreu sqaron se, shifra e publikuar nga Basha është e keqinterpretuar.
“Pjerin Ndreu nuk ka asnjë kompani biznesi askund o rrush i papjekur. Dhe shifra që përdor ti në publik për vëllezërit e mi është një sajesë turpi që nuk di as ta interpretosh as ta lexosh”, shprehet Ndreu duke paralajmëruar dhe nisjen e një procesi gjyqësor për shpifje.