Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pjepri jo i sigurt, AKU: Rasti nuk është denoncim, nuk ka vend për alarm  

2019/07/12 at 10:54 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfitimet e pabesueshme të pjeprit në shëndet

Tv Klan publikoi para disa ditësh një skandal në lidhje me nivelin e lartë të nitrateve tek pjepri në tregun shqiptar. Në të gjitha matjet e kryera me një pajisje të certifikuar ndërkombëtarisht, në katër tregje të Tiranës, niveli i nitrateve varion nga 540 në 850, por në fakt niveli i lejuar është 90 miligramë për kilogram.

Nutricionistja Albana Daka u shpreh se këto nivele janë skandaloz dhe rrezikojnë shkaktimin e kancerit në organizëm.

“Në qoftë se këto norma tejkalohen dhe fatkeqësisht në shumicën e rasteve janë të tejkaluara, të dyja këto elementë kur futen në organizëm, sidomos nitratet ndërmjet enzimave të gojës, kthehen në nitrite të cilat pastaj pasi kalojnë në aparatin tretës në stomak, ndërmjet aciditetit të stomakut kalojnë në disa lëndë që quhen nitrozamina të cilat janë substanca potencialisht kancerogjene”, thotë Albana Daka.

Megjithatë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar duke thënë se rasti i nuk ka besueshmëri të nevojshme për tu trajtuar si denoncim. Sipas tyre Shqipëria ka qenë e suksesshme në eksportet e fruta-perimeve dhe nuk ka pasur ankesa lidhur me këtë fenomen. Ata shtojnë më tej se pajisja me të cilën është kryer testimi nuk mund të jetë shumë e besueshme dhe se analizat e tyre laboratorike janë të certifikuara për të nxjerrë rezultate zyrtare.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) thekson se “gjatë këtij viti kemi thuajse pesëfishuar eksportet tona në vendet e BE-së dhe jo vetëm, si dhe nuk kemi asnjë ngarkesë fruta-perimesh të kthyer mbrapsht në vendin tonë për arsye të nivelit mbi normën e lejuar të mbetjeve (nitrateve) në këto produkte (konkretisht pjepër). Për rastin e trajtuar mediatikisht nuk ka vend për abuzim/manipulim apo spekulim në komunikimin publik duke krijuar panik të panevojshëm dhe fiktiv për konsumatorët. AKU trajton me seriozitetin maksimal të gjitha indiciet apo denoncimet lidhur me problematika që mund të cenojnë sigurinë ushqimore, por rasti konkret nuk evidenton besueshmërinë e nevojshme si denoncim. Ajo çfarë u paraqit në media nuk përmban as detaje të integritetit dhe gjurmimit të mostrës së produktit (konkretisht, vendin e origjinës pra prodhuesin/fermerin, subjektin tregtues, kushtet e ruajtjes, detaje të dokumentacionit shoqërues mbi këtë produkt), si dhe as besueshmërinë në përdorimin e aparatit dhe saktësinë e tij në matje”.

Sa i përket rastit konkret të trajtuar në denoncim, e rëndësishme është që ato produkte qarkullojnë brenda tregut shqiptar dhe pavarësisht origjinës duhet kontrolluar për cilësinë e tyre nga autoriteti vendas. AKU nuk pranon ta trajtojë rastin si denoncim por nuk jep shpjegime se kur mund të quhet i tillë një rast. Shqipëria mund të ketë pasur eksporte mjaft të suksesshme por ato janë produkte që nuk konsumohen nga qytetarët shqiptarë kështu që nuk ka interes publik vendas në lidhje me cilësinë e tyre. Rasti në fjalë paraqet të dhëna shqetësuese që lidhen drejt për drejtë me shëndetin e qytetarëve. Kështu që deri në një testim të dytë të faktuar nga AKU kjo çështje mbetet pa përgjigje. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
Bota

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

24 Dhjetor, 2025 9:09 pm
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Para
Dëshironi bark të sheshtë? Ushqimet që duhet të konsumoni

Dëshironi bark të sheshtë? Ushqimet që duhet të konsumoni

Përfundon rinumërimi në Lezhë, Zguri: Më shumë vota se numri i zgjedhësve

Përfundon rinumërimi në Lezhë, Zguri: Më shumë vota se numri i zgjedhësve

KQZ refuzon PD, nuk i jep asnjë dokument

KQZ refuzon PD, nuk i jep asnjë dokument

TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com