Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një nga prapaskenat e ndodhura në drekën me liderët e BE-së të cilët u mblodhën në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit.
Para se të konsumonin drekën ata u surprizuan me një dhuratë nga kryeministri Rama.
Secili lider mori një kuti Pizza me fytyrën e Edi Ramës, ndërsa në brendësi gjetën nga një pjatë të pikturuar, nga vetë kryeministri, i cili kishte bërë nga një pikturë të veçantë për secilin.
Të gjithë u habitën, dhe ishte kryeministri i Holandës ai që pyeti i pari në lidhje me to.
“Kjo është e mrekullueshme si i ke bërë?” pyeti Rutte duke qeshur ndërsa shikonte artin e kryeministrit në pjatën e tij.
“Këtu mund të bëni edhe spaghetti, piktura nuk do hiqet”, i tha Rama kancelarit Scholz./Opinion.al
View this post on Instagram