Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Fierit pasi ka pirë fotoksinë.
Lajmi është bërë i ditur nga policia, e cila informon se viktima është shtetasi H.L., 63 vjeç.
“Në spitalin rajonal të Fierit ka humbur jetën shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në fshatin Kuman, pasi dyshohet se në banesën e tij ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, njofton policia./Opinion.al