Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar pasi i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në makinën me të cilën lëvizte.
Mësohet se në praga ka rënë Silger Dimo, banues në Tiranë. Arrestimi i tij është bërë në rrugën “Petrit Radovicka”, ku makina me të cilën udhëtonte i riu është ndaluar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3.
Ndaj 26-vjeçarit rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.