Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
Mësohet se në pranga ka rënë Ritvan Xhota banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë në bulevardin “Bajram Curri”, ndërsa arma e zjarri ndodhej brenda çantës së 40-vjeçarit.
Tashmë mbi të arrestuarin rëndon akuza “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.