Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pirro Mani përlot me letrën për Gaqo Çakon: Më fal miku im, nuk jam aty të të përcjell!

2018/08/03 at 9:55 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Pirro Mani përlot me letrën për Gaqo Çakon: Më fal miku im, nuk jam aty të të përcjell!

Regjisori i njohur, Pirro Mani, që vitet e pleqërisë po i kalon në SHBA, nuk mundi të ishte në varrimin e mikut të tij, tenorit të famshëm Gaqo Cako që u nda nga jeta dy ditë më parë. Por ai ka shkruar një letër publike, shumë emocionuese, ku rendit të gjithë momentet e bukura që ata kanë ndarë bashkë dhe i kërkon ndjesë që nuk mundi të ishte në Tiranë për ti dhënë lamtumirën.

Më poshtë letra e plotë e Pirro Manit

Ca fjalë zemre në përcjellje, Gaqo Çakos


Ky lajm i hidhur i ikjes tënde na pikëlloi fort, i shtrenjti miku im, Gaqo. Ti i pikëllove pa masë tërë shqiptarët që u rritën me këngën tënde, me zërin tënd të kthjellët, me timbrin qiellor që dukej vërtet një dhuratë e ëngjëjve.

Ikja jote është e hidhur për tërë shqiptarët, kudo që ata ndodhen Gaqo. Por mes tyre, më përfytyro mua, shokun tënd të Liceut Artistik, bashkëstudentin e Moskës së largët, ku ti në ato vite, i mrekullove pedagogët e “Çajkovskit” e atij konservatorit të famshëm moskovit. Unë studjoja për regjinë e skenës, shkollat tona ishin pranë dhe qënia pranë me njëri-tjetrin na e bëri më të fortë miqësinë, ashtu sikurse sot ma bëri më të fortë pikëllimin. Pastaj ne nuk u ndamë edhe kur u kthyem në atdhe, unë në radhën e shfaqjeve të mia, kujtoj me mall edhe dy angazhimet operistike në Teatrin e Operas, ku ti ishe, ku tjetër veçse, në rolet kryesore.

Zëri yt Gaqo goditi malet e bukura të atdheut tonë të mahnitshëm, mbushi luginat dhe koriet, liqejtë, krojet, pllajat dhe fushat, edhe u bë njësh me to.

Është e natyrshme që njerëzit vijnë mbi këtë dhé, edhe natyrisht ikin. Por arti yt i veçantë dhe sidomos talenti dhe ngrohtësia e zërit tënd e fshijnë për ty fjalën ikje. Ti u mbetesh admiruesve të tu, ashtu siç i mbetesh familjes tënde të dashur, miqve të tu. Ti nuk u ikën dot atyre. Nuk ka vdekje që mund të të marë ty, Gaqo!

Më fal, miku im, që nuk jam aty të të përcjell tek nisesh që t’i bashkohesh përsëri korit të ëngjëjve.

Etiketa: Gaqo Cakopirro mani


Ju sugjerojmë

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

15 Nëntor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:27 am
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje
Kronikë

Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje

14 Nëntor, 2025 3:38 pm
Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner
Aktualitet

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner

14 Nëntor, 2025 2:15 pm
SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…
Aktualitet

SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…

14 Nëntor, 2025 2:13 pm
Para
Kompania fantazmë në Shqipëri, transferoi miliona euro drejt Italisë e Kinës pa asnjë aktivitet tregtar

Ishin nisur drejt Shqipërisë me mijëra euro, si u kap në Bari grupi me shqiptarë, serb e gjermanë

Nëse njerëzit kanë këto profesione, bëni kujdes! Mund të jenë psikopatë

Nëse njerëzit kanë këto profesione, bëni kujdes! Mund të jenë psikopatë

Shpërthen këngëtarja e njohur ndaj fansave: Nuk dua fëmijë të dytë, po ngela shatzënë do ju mallkoj!

Shpërthen këngëtarja e njohur ndaj fansave: Nuk dua fëmijë të dytë, po ngela shatzënë do ju mallkoj!
















TE FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
15 Nëntor, 2025

Në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
15 Nëntor, 2025

Rëndohet bilanci i atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit të ndodhur të martën e 11 Nëntorit. Pas 4 ditësh në trajtim...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
15 Nëntor, 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton sot se vendi ynë ditën e Shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
15 Nëntor, 2025

Dashi Këshilla të vlefshme për të rritur të ardhurat tuaja mund t’ju vijnë sot, ndoshta nga një mik i ngushtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com