Prej dy javësh sektori bankar në Turqi është goditur nga një sulm kibernetik që ka prekur seriozisht shërbimet dixhitale të bankave turke.
Në 24 Dhjetor u bllokua i gjithë aksesi i klientëve në shërbimet bankare online duke e bërë të pamundur veprimtarinë financiare të institucioneve më të mëdha financiare në Turqi.
Piratët kibernetikë arritën që të krijonin trafik e vonesa në veprimet online të klientëve por nuk arritën të depërtonin në sistem, pra të vidhnin paratë.