Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Piramida e Tiranës nderohet me një tjetër çmim nga juria prestigjioze

2024/06/13 at 9:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Piramida e Tiranës nderohet me një tjetër çmim nga juria prestigjioze

Projekti i transformimit të Piramidës së Tiranës ka marrë një tjetër çmim prestigjoz nga juria e WAN Awards EMEA. Juria e cilëson Piramidën e transformuar “një ‘projekt të guximshëm’, të hapur për publikun, i rrethuar nga një ansambël kutish shumëngjyrëshe, të shpërndara brenda dhe përreth ndërtesës origjinale”.

Ndërkohë, arkitektja e njohur Eva Jiricna, kryetare e jurisë së “WAN Awards EMEA” është shprehur për projektin:

“Si e lindur në një vend, i cili ka kaluar përmes ngjarjeve të ngjashme historike dhe si dëshmitare e përplasjeve sa herë bëhet fjalë për trajtimin e ndërtesave të braktisura nga regjimi i mëparshëm, të urryera për disa dhe të admiruara për ca të tjerë, përgjigja është ta marrësh pak me humor. [Për Piramidën] …nuk ka më urrejtje, ka vetëm një zgjidhje zbavitëse, e dobishme, e nevojshme për jetën bashkëkohore, dhe shumë mirë e përdorshme nga kushdo (qoftë nga ata që e kujtojnë se çfarë simbolizonte ajo, qoftë nga ata që nuk duan t’ia dinë fare për të). Ju lumtë projektuesve për këtë zgjidhje kaq të mirë, për t’i treguar publikut se pak humor mund të shërojë edhe plagët më të thella.”

Artikulli i plotë:

PIRAMIDA, godina e transformuar duke përdorur humorin për të shëruar plagët më të thella

Fillimisht i ndërtuar si një muze për diktatorin komunist Enver Hoxha, MRDV ka ripërdorur strukturën e betonit për ta transformuar tërësisht Piramidën e Tiranës, në një skulpturë të hapur në një park të ri.

Juria e WAN Awards EMEA e përshkruan atë si një “projekt të guximshëm”, që “i afrohet publikut”. Parku dhe skulptura rrethohen nga një ansambël kutish shumëngjyrëshe, të shpërndara brenda dhe përreth ndërtesës origjinale, ku gjejnë hapësirë kafene, studio, ëorkshope, zyra për start-up, inkubatorë, festivale dhe klasa ku të rinjtë mund të mësojnë falas lëndë të ndryshme të teknologjisë së informacionit.

Në fasadat e pjerrëta janë shtuar shkallare, që u mundësojnë vizitorëve që të shkelin, në kuptimin e plotë të fjalës, mbi veprën e ish-diktatorit.

Mënyra se si është përdorur godina, që nga rënia e regjimit komunist, ka bërë që brendia e saj të mbetej për shumë kohë e rrëmujshme dhe errët. Shumica e shqiptarëve ishin kundër shembjes së godinës dhe dëshira e tyre u respektua, kur qeveria shpalli planin për ta transformuar monolitin e betonit. Për shumë vetë, Piramida është simbol i fitores kundër regjimit diktatorial dhe projekti i ri u frymëzua nga mënyra sesi qytetarët e kishin rimarrë ndërtesën.

Eva Jiricna, pjesë e jurisë së WAN Awards EMEA, u shpreh se projekti e bëri të buzëqeshë. Arkitektja veterane çeke tha: “Si e lindur në një vend, i cili ka kaluar përmes ngjarjeve të ngjashme historike dhe si dëshmitare e përplasjeve, kur bëhet fjalë për të trajtuar ndërtesat e braktisura nga regjimi i mëparshëm, të urryera për disa dhe të admiruara për të tjerët, përgjigja është ta marrësh pak me humor”.

Ajo shtoi: “Nuk ka më urrejtje, ka vetëm një zgjidhje zbavitëse, e dobishme, e nevojshme për jetën bashkëkohore dhe shumë mirë e përdorshme nga kushdo (nga ata që e kujtojnë se çfarë simbolizonte dhe nga ata që nuk duan t’ia dinë fare). Ju lumtë projektuesve për këtë zgjidhje kaq të mirë, për t’i mësuar publikut se pak humor mund të shërojë edhe plagët më të thella.”

Pikat kryesore të projektit

Transformimi i Piramidës tregon se si një ndërtesë mund të përshtatet për një “erë të re”, duke ruajtur historinë e saj komplekse. Në vend që struktura të shembej më kot, guacka e saj e fortë prej betoni është përshtatur sipas parimeve të “ekonomisë qarkulluese”. Fletë të mëdha xhami me nivele zëvendësojnë xhamat midis trarëve të betonit të Piramidës, duke mbrojtur brendinë nga shiu, ndërsa njëkohësisht e mbajnë atë të hapur ndaj elementëve të natyrës.

Linku i artikullit origjinal:

https://www.worldarchitecturenews.com/article/1871211/joyful-retrofit-project-uses-humour-heal-deep-wounds

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
“Përfaqësuesja më e mirë e të gjitha kohërave”/Ish-futbollisti Sejdini flet me respekt për Gjimishitin: Fenomeni që e solli deri këtu…

“Përfaqësuesja më e mirë e të gjitha kohërave”/Ish-futbollisti Sejdini flet me respekt për Gjimishitin: Fenomeni që e solli deri këtu…

Euro 2024/ Ambasadori italian Fabrizio Bucci: Shqipëria, skuadra më e vështirë për Italinë në grup

Euro 2024/ Ambasadori italian Fabrizio Bucci: Shqipëria, skuadra më e vështirë për Italinë në grup

Ambasadori italian tregon bluzën që do të mbajë veshur në ndeshjen Itali-Shqipëri

Ambasadori italian tregon bluzën që do të mbajë veshur në ndeshjen Itali-Shqipëri

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com