“Në 38 vite si mjek nuk mbaj mend një situatë si kjo”, kështu u shpreh mjeku Pëllumb Pipero në emisionin “Opinion” duke ju referuar situatës së krijuar nga koronavirus. Duke kujtuar epidemi të ndryshme që kanë kaluar mjekët në Shqipëri, Pipero tha se një rast si ky nuk ishte përjetuar asnjëherë.
Ndërsa u është përgjigjur pytetjeve të ardhura nga qytetarët, Pipero sugjeroi që në këtë periudhë të përdoret sa më pak kondicioneri.
“Do të këshilloja në këtë situatë ta përdorim sa më pak kondicionerin. Nëse tështimë dhe kemi kondicionerin është e mundur që ta kthej në aerosol”, tha Pipero./Opinion.al