-U tha në Opinion

Pipero: Cilat janë efektet nëse do të kemi një valë të dytë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:23 - 14/05/20 |
Opi Nion

Mjeku Pëllumb Pipero nuk përjashtoi mundësinë e një rikthimi të koronavirusit në fund të vjeshtës, ndërsa tha se kryesisht infeksionet respiratore e kanë këtë karakteristikë.

Megjithatë ai u shpreh, se një valë e dytë nuk do të ketë të njëjtat efekte.

“Nuk përjashtohet një mundësi në fund të vjeshtës. Nëse do kemi një rikthim nuk do ketë këto efekte.
Sistemet janë më të përgatitura, një pjesë e mirë do fitojë imunitet, qytetarët janë më të ndërgjegjësuar, do kemi më shumë armë në dorë, neve mjekët. Impakti nuk do jetë ky. Besoj do mjaftohemi me një distancim fizik dhe larje duarsh. Nuk do frenohet ekonomia dhe jeta”, tha mjeku.

I pyetur se përse disa vende e kaluan më lehtë dhe disa në mënyrë më traumatike, Pipero tha:

Së pari ka teori që janë tre lloje virusesh. Së dyti u var shumë nga koha kur u morën masat. Në Kinë rastet e para u identifikuan në 21 janar. Wuhani u mbyll në 23. Nëse do ishte mbyllur në 22, rastet dhe vdekjet do ishin 40% më pak. Iu qëndruam masave në kokë, por mbi të gjitha qytetarët i kanë respektuar ato në maksimumin e mundshëm./Opinion.al

 

 

Pas