Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

2025/06/23 at 9:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi zgjodhi të investonte në fshatin e tij në Rrëshen, por nuk po lejohet nga bashkia. Ai vendosi, që të bënte një pulari dhe mori lejet në AZHBR, ku dhe doli përfitues i grantit për 50% të investimit.


Pas kësaj, duhej një leje ndërtimi nga bashkia, që nuk po i jepet, me arsyetimin, se Ministria e Bujqësisë për rastet kur është tokë-truall dhe nuk respektohen distancat.

“Një fermer i zonës me certifikatë pronësimi të fermerit me një fermë të vogël. Duke menduar për të zgjeruar biznesin kam aplikuar në Bashkinë Mirditë për një pulari, për një rritje intensive të shpendëve për mish. Duke qenë se leja e zhvillimit mu aprovua vendosa që të aplikoj tek AZHBR-ja për këto grantet që japin 50% të investimit. Aty mu miratua një grant me 50% me 1 milionë e 500 mijë lekë të vjetra. Vij në Bashkinë e Mirditës, këta më thonë që nuk mund ta marre lejen e drejtimit sepse është zonë e kuqe. Më përmendin edhe disa distanca. Distancat janë të verifikueshme. Problemi tjetër që më nxjerrin është fakti se përse nuk është shprehur ministria. Këtu certifikata e pronësisë kalon automatikisht nga një tokë truall në certifikatë. Unë këtë objektin e kam me certifikatë pronësie. AZHBR më ka thënë që për 10 ditë duhet të nxjerrësh certifikatë e lejes së ndërtimit. Pasojat më të mëdha janë shpenzimet që kam bërë për aplikimin, këtu kam pasur 1500 pula. Të gjitha këto i kam hequr dhe këtë e kam mbyllur. Është e padrejtë për mua që të jem me të gjitha dokumentet dhe të mos me jepet leja e drejtimit”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.

“Stop” shkoi në Ministrinë e Bujqësisë, ku thonë se kështu veprohet edhe në bashkitë e tjera, kur ka toka truall, pasi aty ka ndërtesë dhe ministria shprehet vetëm për toka bujqësore.

Specialistja: Tani unë nuk e di, çfarë kërkojnë më ato. Çfarë duan më ato, se këtë nuk e kuptoj. Nuk e di pse i pengojnë këto.

Qytetari: Si funksionon në bashkitë e tjera?

Specialistja: Nuk japim përgjigje. Kur kemi tokë-truall, gjithmonë themi është në tokë-truall, nuk shprehemi, sepse vetë VKM-ja jonë, është për tokë bujqësore, duke filluar që nga ligji. Ne shprehemi vetëm për tokën bujqësore. Te ndryshimi, që kemi bërë të ligji 87/52 në tokat bujqësore të të gjithë kategorive të bonitetit, lejohen ndërtime me karakter bujqësor edhe blegtoral dhe VKM-ja 283, që ka dalë në funksion të atij ligji, është për tokën bujqësore.

Qytetari: Po pse s’e miratojnë ata?

Specialistja: Po nuk e di ore dhe këto dhe le… Ore s’doni me ia miratu vetë,-i thashë. Ore zbatoni 408-tën, ose shikoni ju parametrat,- i thashë. Kam fol në telefon ishte dhe kryetari i bashkisë, e sqarova.

Qytetari: Edhe ç’a tha?

Specialistja: Jo po ka zona atje, ore ti zonat nuk i ke, s’po banohen. Ç’punë ke me zonat?! Se thonë “nuk plotëson largësinë nga zonat e banuara, që do bëhen”. Ti e ke bosh. E ke shpall zonë të banume, kur të bëhen atje, ky është i mirëqenë. Do ta marrësh. Nuk të prish punë. Ka humb grantin ore. Ore budall, s’do me ia dhënë nuk thua shyqyr, që e ka truall,- i thashë, se nuk po ma heq nga fondi i tokës bujqësore. Shiko ti planin vendor,-i thashë,- shiko parametrat, ça ke ti aty, ose zbatoje ti 283-shin, se këto (Bashkitë) po i zbatojnë të gjithë. Vetëm me këto ndodh kështu hë, nuk ka ndodh këtej poshtë. Lezha, Mirdita po e bëjnë këtë marifet.

“Stop” u takua me Drejtorin e Urbanistikës në Bashkinë e Mirditës, Julian Tusha, i cili këmbëngul, se në projektin e zotit Florenc Gjonaj, nuk respektohen distancat. Ai premtoi, të bënte matjet në terren, por nuk doli, ta bënte këtë.

Gazetarja: Mund ta di se përse nuk jepet leja?

Julian Tusha: Nuk i jepet sepse nuk është komform ligjit.

Gazetarja: Ju keni thënë që nuk jepet leja sepse Ministria nuk është shprehur. Ministria nuk shprehet për atë, dhe ministria ka thënë që nuk shprehet.

Julian Tusha: Fakti kryesor është që plan-vendosja e objektit të zotërisë nuk është në distancën e duhur, larg zonës së banuar. Distanca e lejuar është 400 metra nga zona e banuar, ai e ka 20 metra.

Gazetarja: Nuk është e vërtetë që nuk e ka në distancat e duhura. A shkojmë bashkë që të bëjmë matjet?

Julian Tusha: Po shkojmë! Fike kamerën dhe shkojmë e shikojmë. Nuk do të ndjek unë intervistat tuaja për leverdinë tuaj.

Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi shprehet se ai konsultohet me specialistët dhe i është thënë, se nuk respektohen distancat. Madje Mëlyshi thotë se ka dashur një mendim të specializuar nga Ministria e Bujqësisë, por kjo ministri nuk është shprehur.

“Normalisht që unë marr konsultat me punonjësit e mi, me urbanistikën, specialistë dhe inxhinierë. E para nuk është vetëm për një ndërtesë e ndërtuar aty apo jo, plani i përgjithshëm vendor aty ka qenë zonë banimi. Kemi qenë atje, e njohim me detaje. Është zonë zhvillimi në kufij të pronës së qytetarit, që do të thotë se një qytetar tjetër ka të drejtë që të kërkojë të ndërtojë banesë. Problemi është që nga pika ku do të ndërtohet objekti me qendrën e fshatit është një distancë që ligji përcakton të jetë 400-500 metra. Në fakt aty nga qendra e fshatit është 200 metra. Kanë shkuar inxhinierët disa herë. Nëse punonjësit e mi, nëse nuk kanë vepruar drejt do të mbajnë përgjegjësi ligjore, ata dhe unë bashkë me ta. Veprimtarinë e tyre do ta ndërtoj duke sjellë një grup tjetër, që të jenë njohës të mirë të fushës dhe të japin një mendim prej specialisti”, tha kryebashkiaku Albert Mëlyshi.

Sipas kryebashkiakut, nëse do të ketë shkelje, do të merren masa. Por nga ana tjetër afati për grantin e qytetarit, po përfundon./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Para
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve
















TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com