Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ping-pongu i Arta Marku dhe Etilda Gjonajt: Si lejuan ekstradimin e financierit të Habilajve në shkelje flagrante të ligjit

2018/01/29 at 10:58 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 7 min
A A
Ping-pongu i Arta Marku dhe Etilda Gjonajt: Si lejuan ekstradimin e financierit të Habilajve në shkelje flagrante të ligjit

Ekstradimi drejt Italisë i Nezar Seitaj, i konsideruar si “financieri” i bandës së narko-trafikut të Habilajve, në rastin më të mirë, është dëshmi e dështimit të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.


Por duket se situata është më e rëndë dhe të gjithë veprimet anti-ligjore janë kryer nga zyrtarët e lartë të sistemit të drejtësisë për të lehtësuar largimin e personit kyç nga duart e Prokurorisë për Krime të Rënda që po heton dosjen voluminoze “Tahiri-Habilaj”.

Lista e zyrtarëve, të cilët kanë kryer shkeljet ligjore nis me Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, Arta Marku, vijon me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe më tej me drejtorët e Marrëdhënieve me Jashtë në këto dy institucione, si edhe me drejtuesit më të lartë të Drejtorisë së Burgjeve.

Por deri më sot, i vetmi proces ligjor që ka nisur është procedimi disiplinor ndaj dy prokurorëve të Krimeve të Rënda që kishin nën hetim Nezar Seitajn. Ndërkohë që, në një situatë normale, këta prokurorë ose kolegët e tyre në Prokurorinë për Krime të Rënda duhet të kishin nisur hetimin penal për aradhën e zyrtarëve të lartë, të përmendur në fillim të këtij shkrimi, të cilët kanë lejuar ekstradimin, në kundërshtim me ligjin të njeriut që njihet si “financieri i bandës së Habilajve”.

Historia e Nezar Seitaj me procedurat e institucioneve të drejtësisë shqiptare përfshin periudhën Tetor 2017-Janar 2018.
Ai është ndaluar në 19 Tetor 2017, në bazë të një urdhër-ndalimi të Prokurorisë për Krime të Rënda. Seitaj dyshohet se është një prej personave kyç në grupin e Moisi Habilajt, kushëri me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Një ditë më pas, në 20 Tetor 2017, Policia Gjyqësore i arrestoi atë formalisht në ambjentet e paraburgimit të Tiranës, në kuadër të një urdhër-arresti ndërkombëtar, nxjerrë nga Prokuroria e Katanias.

Ndaj tij, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”. Emri i tij gjendet në të njëjtin hetim me ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri, për të cilin Parlamenti refuzoi t’i jepte Prokurorisë autorizimin për arrestimin e tij.
Në një proces paralel, Gjykata e Tiranës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, në bazë të kërkesës për ekstradim të autoriteteve italiane.

Ndërkohë që Prokuroria për Krime të Rënda vijon hetimin ndaj Seitajt dhe bashkëpunëtorëve të tij, përfshirë Saimir Tahirin, gjykata e Tiranës përfundoi procesin për ekstradimin e tij. Me vendimin e datës 05.12.2017, gjykata ka lejuar ekstradimin e tij drejt Italisë.

Gjatë kësaj kohe, Nezar Seitaj ka qëndruar në ambjentet e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë dhe, në dosjen e tij pranë personelit të burgut janë dy vendimet për masën “arrest në burg”.

Prokuroria për Krime të Rënda po vijonte hetimet kur, Policia e Shtetit njoftoi në datë 24.01.2018 është ekstraduar drejt Italisë Nezar Seitaj. Ky njoftim shkaktoi përplasje institucionale për mënyrën se si është realizuar ekstradimi i tij. Kjo, për faktin se, pavarësisht se ishte lejuar ekstradimi i tij, Nezar Seitaj nuk mund të shkonte drejt Italisë, pasi ndaj tij kishte një masë tjetër arresti, ajo e vendosur nga Gjykata për Krime të Rënda.
Etilda Gjonaj, në një njoftim publik, sqaroi se ekstradimi i Nezar Seitaj është bërë në përputhje me ligjin dhe se institucioni i saj nuk ishte informuar nga Prokuroria e Përgjithshme për një tjetër masë që rëndonte mbi “financierin e Habilajve”.

Prokuroria e Përgjithshme, në një njoftim të detajuar, pranoi se shkelja është e Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi nuk ka njoftuar institucionin epror që ndaj Nezar Seitaj kishte një masë sigurimi, nxjerrë për llogari të hetimit të nisur nga kjo prokurori.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, ajo është njoftuar vetëm nga Prokuroria e Tiranës që gjykata ka lejuar ekstradimin e Nezar Seitaj dhe vetëm për këtë ka njoftuar Ministrinë e Drejtësisë, e cila do të vijonte me procedurat e tjera.
Në analizë të dispozitave, Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë shkelur bashkërisht ligjin, duke lejuar ekstradimin e të dyshuarit si “financier i Habilajve” në drejtim të Italisë.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, mban peshën kryesore të përgjegjësisë ligjore. Përtej justifikimit publik se nuk kishte informacion mbi çështjen e Nezar Seitaj, të dhënat dëshmojnë tërësisht të kundërtën.
Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme është struktura që ka zhvilluar komunikimin e rregullt me autoritetet italiane për hetimin e dosjes “Habilaj”. Kjo drejtori ka dërguar kërkesa dhe marrë informacione nga Prokuroria e Katanias, duke ia përcjellë më tej Prokurorisë për Krime të Rënda.

Gjithashtu, kjo Drejtori, në bazë të protokolleve të bashkëpunimit, ka informuar periodikisht autoritetet italiane për ecurinë e hetimeve në Shqipëri, përfshirë edhe për masën e sigurisë për Nezar Seitaj.

Pra, pretendimi i Prokurorisë së Përgjithshme se nuk kishte njoftim nga Prokuroria për Krime të Rënda për masën e sigurisë “arrest me burg” për Seitajn nuk qëndron.

Në vijim, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se ka nisur procedim disiplinor për dy prej prokurorët e dosjes “Habilaj-Tahiri”, konkretisht D.P dhe V.M., pasi nuk kanë njoftuar për masën ndaj Seitajt.
Në këtë njoftim mungon e dhëna që të ketë nisur procedim disiplinor për drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj. Në bazë të dispozitave ligjore, marrëdhëniet e çdo njësie të prokurorisë me strukturat e tjera mbahen nga drejtuesi i Prokurorisë. Pra, vërehet një standart i dyfishtë nga ana e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi nisjen e procedimit disiplinor edhe për dy prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, të cilët kanë ndjekur në Gjykatën e kryeqytetit çështjen e ekstradimit të Seitajt. Është tërësisht e paqartë se përse Arta Marku ka urdhëruar nisjen e procedimit disiplinor për dy prokurorët e kryeqytetit, kur, siç rezulton edhe nga vetë verifikimi i Prokurorisë së Përgjithshme, ata e kanë kryer detyrën e tyre plotësisht. Ata kanë ndjekur çështjen në gjykatë dhe kanë informuar Prokurorinë e Përgjithshme.

Në asnjë moment, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme nuk përmend në njoftimin e saj përgjegjësitë ligjore që ka Drejtori i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, strukturë në varësi direkte të Arta Markut.

Dhe, mbi të gjitha, nisja e procedimit disiplinor nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme është një masë e pabazuar në ligj.

Në bazë të dispozitave kalimtare që rregullojnë kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm i Përkohshëm, të parashikuara në nenin 160/2 të ligjit nr. 96/2016, Arta Marku nuk ka të drejtë të nisë procedime disiplinore.

Gjithashtu, Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.34/2017, ka shfuqizuar si anti-kushtetues nenet 101-104 të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, në të cilat ishin të parashikuara shkeljet disiplinore.

Në këtë mënyrë, Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, edhe nëse do të kishte kompetenca për të nisur procedim disiplinor, ai proces nuk ka bazë ligjore.

Në një përmbledhje mbi pozitën e Prokurorisë së Përgjithshme ka qenë në dijeni për ecurinë e çështjes së Nezar Seitaj. por, e gjendur nën presionin publik për dështimin e saj në rastin e ekstradimit, ka synuar të shpërndajë përgjegjësinë tek prokurorët.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjithashtu ka përgjegjësi të mëdha në rastin e dështimit me ekstradimin e Nezar Seitaj.

Në njoftimin publik për këtë rast, Ministria e Drejtësisë u justifikua se nuk kishte informacion nga Prokuroria e Përgjithshme lidhur me masën e sigurisë, vendosur nga Gjykata për Krime të Rënda.

Në fakt, ligji e detyron ministren e Drejtësisë që të kryejë verifikimet para se të nënshkruajë ekstradimin e një personi.

Më së pari, verifikimet kryen në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, strukturë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, në rastet kur personi që do të ekstradohet është i arrestuar.

Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj, dukshëm nuk ka kryer verifikimet në dokumentacionin që gjendet në dosjen e Nezar Seitaj, në administratën e paraburgimit ku ai ndodhej.

Ky verifikimi, i bazuar në nenin 40 të ligjit “Për marrëdhëniet juridiksionale me Jashtë”, do të provonte se ndaj “financierit të Habilajve” ishte në fuqi edhe një masë tjetër “arresti në burg”, i cili duhet të pengonte ekstradimin e Seitajt drejt Italisë.

Neni 500 i Kodit të Procedurës Penale detyron Ministrin e Drejtësisë që të pezullojë dhe shtyjë në kohë ekstradimin e një shtetasi, nëse ndaj tij ka një masë sigurimi dhe është nën hetim ose në pritje të gjykimit nga autoritetet shqiptare.

Në rastin konkret, vendimi i Gjykatës për Krime të Rënda përbënte shkak që Nezar Seitaj të mos ekstradohej deri sa të përfundonin hetimet dhe gjykimi në Shqipëri.

Në këtë mënyrë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka shkelur ligjin, pasi nuk ka respektuar kërkesat e Kodit të Procedurës Penale. Pasoja, në këtë rast, është e rëndë, pasi cënon ecurinë e hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda.

Përgjegjësia ligjore rëndon edhe mbi Drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë, pasi rezulton që nuk është kryer asnjë procedurë verifikuese mbi dosjen penale të Nezar Seitaj.

Në vijim, përgjegjësia ligjore rëndon edhe mbi zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të institucionit të paraburgimit ku mbahej Nezar Seitaj, pasi nuk kanë kryer verifikimet e plota mbi gjendjen penale të të paraburgosurit.

Nezar Seitaj ishte një element thelbësor në hetimin që po zhvillon Prokuroria për Krime të Rënda kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i dyshuar si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Opozita, e cila ka denoncuar shpesh publikisht lidhjet e Tahirit me Habilajt, u tregua skeptike me zgjedhjen e Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

Për opozitën, Marku, e caktuar si Prokurore e Përkohshme vetëm me 69 votat e Partisë Socialiste, në një proces anti-kushtetues, do t’i shërbente qeverisë për të mbyllur problemet e eksponentëve të saj me drejtësinë. Në krye të listës së hetimeve që mund të mbylleshin apo cenoheshin, për opozitën, qëndronte pikërisht dosja “Tahiri-Habilaj”.

Ekstradimi anti-ligjor i Nezar Seitaj, nëpërmjet firmës së Arta Markut dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, shkon në linjën e denoncuar shpesh nga opozita gjatë kohëve të fundit. Hetimi i dosjes “Tahiri-Habilaj” mori një goditje shumë të rëndë me largimin nga duart e prokurorëve shqiptarë të njeriut-kyç, Nezar Seitaj.
/Syri.net

Etiketa: arta markubanda e habilajveDrogaekstradimiEtilda GjonajitaliNezar Seitishkeljetahiri


Ju sugjerojmë

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
-U tha në Opinion

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

21 Maj, 2025 10:52 pm
Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
-U tha në Opinion

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

21 Maj, 2025 10:41 pm
Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin
Aktualitet

Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin

21 Maj, 2025 9:34 pm
Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!
Aktualitet

Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!

21 Maj, 2025 9:16 pm
U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna
Aktualitet

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna

21 Maj, 2025 9:02 pm
Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri
Aktualitet

Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

21 Maj, 2025 8:58 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Megaoperacioni antidrogë Shqipëri-Itali, SPAK del me njoftim zyrtar

21 Maj, 2025 6:57 pm
Ilir Proda takim me zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP
Aktualitet

Ilir Proda takim me zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP

21 Maj, 2025 6:22 pm
Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor

21 Maj, 2025 5:42 pm
Veriu ka numrin më të lartë të makinave për banorë
Aktualitet

Veriu ka numrin më të lartë të makinave për banorë

21 Maj, 2025 4:32 pm
Para
Intervista/ Bylykbashi: Ja “kleçka” që e konsideron Elvis Rroshin ende në detyrë

Ekstradimi i Seitajt/ Bylykbashi: Rama po tenton të mbyllë hetimet për Tahirin

opinion lajm i fundit

Lajm i fundit/ Gruaja kërcënon se do të hidhet nga pallati në Tiranë

Video-Opinion/ Blushi: Ja nga dallon anëtarësia e LIBRA-s nga partitë e tjera…

Zyrtare/ Ben Blushi merr drejtimin e Top Channel
















TE FUNDIT

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
21 Maj, 2025

Megaoperacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me organet e akuzës në Itali, ka...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
21 Maj, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i quajtur “Ura” që u zhvillua në Shqipëri e Itali,...

Lexo më shumë

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
21 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është përplasur me homologun e tij, afrikano-jugor, Cyril Ramaphosa (Sirill Ramafoza),...

Lexo më shumë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
21 Maj, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se ndoshta Izraeli ka vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com