Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Piloti italian strehohet në Tiranë, ja pse nuk del para gjykatës

2016/09/17 at 9:26 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Piloti italian strehohet në Tiranë, ja pse nuk del para gjykatës

Italiani Guido Andra Guidi nuk do të dalë para gjykatës, pasi për shkak të marrëveshjes me prokurorinë ai do të hetohet në gjendje të lirë dhe i ruajtur 24 orë nga zyra për mbrojtjen e bashkpëunëtorëve të drejtësisë.


Prokuroia kërkon ndihmë nga Interforca italiane, që ka zbardhur emrat e personave që e kanë kontraktuar italianin për të kryer trafik droge me avion.

Piloti Italian Guido Andrea Guidi nuk do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për masë sigurie, raporton Abc News.

Prokuroria nuk do të nxjerr para gjykatës pilotin 69 vjeçar pasi ka vendosur hetimin e tij në gjendje të lirë. Sipas prokurorisë, për shkak të marrveshjes me prokurorët e çështjes për të rrëfyer linjën e trafikut të drogës me avion dhe personat që e kanë kontraktuar, moshës dhe veprën penale për të cilën akuzohet “shkelje së rregullave mbi fluturimet” që parashikon një dënim nga gjobë deri 5 vjet burg, është vendosur që italiani mos t’i caktohet masë sigurie pasi i është bllokuar pasaporta. Veç këtyre, sipas akuzës, piloti Italian është marrë në ruajtje fizike nga Zyra për Mbrojtjen e Bashkpëunëtorëve të Drejtësisë që ndodhet pranë Ministrisë së Brendshme.

Komisoni i posaçëm i ngritur pranë kësaj zyre, ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë që të merret në mbrojtje piloti italian me cilësinë e bashkëpunëtorit. Mësohet se italiani prej ditësh po mbahet në një vend sekret në kryeqytet, i ruajtur 24 orë nga forca policie. Burimet thonë se nuk është finaluzuar ende marrëveshja përfundimtare mes italianit dhe prokurorisë, pasi po verifikohen deklarimet për të parë nëse thotë të vërtetën. Për këtë fakt, sipas akuzës, është kërkuar ndihmë nga zyra e Interforcës italiane në Tiranë për të verifikuar emrat e personave që piloti pretendon se kanë pajtuar për të kryer transportin e drogës.

Paraprakisht, mësohet se prokurorisë i është konfirmuar se personat, emrat e të cilëve i ka dhënë piloti italian, janë me precedente kriminalë në fushën e trafikut të drogës dhe armëve. Pas këtyre të dhënave, mësohet se edhe prokuroria e Barit dhe ajo e Milanos kanë nisur hetimet konkrete për shtetasit italian e shqiptar të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës. Burimet thonë se piloti italian ka treguar për takimet në Milano me shtetas italian e shqiptar të dënuar për trafik droge si dhe për personat me të cilët është takuar në Shqipëri, në dy rastet e udhëtimit të tij para rrëzimit të avionit.

Nga ana tjetër, mediat italiane kanë publikuar të dhëna të prokurorisë së Barit, e cila prej muajsh po heton grupe kriminale që kryejnë trafik të lndëve narkotike nga Shqipëria me avion.



Ju sugjerojmë

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë
Sport

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë

15 Korrik, 2025 2:42 pm
Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve
Aktualitet

Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve

15 Korrik, 2025 2:35 pm
“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë
Aktualitet

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë

15 Korrik, 2025 2:20 pm
Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi
Aktualitet

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi

15 Korrik, 2025 2:11 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Aktualitet

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”

15 Korrik, 2025 2:02 pm
Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
Rajoni

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

15 Korrik, 2025 2:01 pm
“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër
Aktualitet

“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër

15 Korrik, 2025 1:47 pm
Akuzat e PD për e-albania, reagon AKSH: Të dhënat nuk mund të përdoren
Aktualitet

Vetëdeklarimi i adresës së banesës në “e-Albania”

15 Korrik, 2025 1:39 pm
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

I dënuar në Itali për../Sekuestrohen pasuritë me vlerë 287 mijë €, të një 53 vjeçari

15 Korrik, 2025 1:36 pm
Ishte me pushime në Shëngjin, humb jetën turistja nga Kosova
Aktualitet

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

15 Korrik, 2025 1:22 pm
Para
Aksident në Lezhë-Shkodër, përfshihen tre makina

Aksident i rëndë tek Ura e Gjolës, 3 persona në rrezik

Shpend Ahmeti kritikohet pas urimit për anëtarësim të Kosovës në FIFA

"Hashim Thaçi sponsorizon shkrime kundër Ramës"

Emigrantët/ Shpërthen Renzi: Shkuam në Mars, por dështuam

Matteo Renzi zemërohet me Europën
















TE FUNDIT

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë
15 Korrik, 2025

Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, Egnatia do të zbresë në fushë me objektivin për t’u kualifikuar në...

Lexo më shumë

Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve

Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve
15 Korrik, 2025

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme në Vlorë. Sipas policisë u proceduan penalisht...

Lexo më shumë

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë
15 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama foli në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”, në Bavari të Gjermanisë, ku çdo vit një i...

Lexo më shumë

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi
15 Korrik, 2025

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i PD Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë socialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com