Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pikëpyetje të reja mbi dhunën politike në SHBA

2024/09/17 at 6:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pikëpyetje të reja mbi dhunën politike në SHBA

Përpjekja e dytë për atentat ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump gjatë fundjavës ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me dhunën politike në Shtetet e Bashkuara.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, udhëheqësit demokratë dhe republikanë kërkojnë më shumë burime për Agjencinë e Shërbimit Sekret amerikan.

Presidenti Joe Biden i dënoi aktet e dhunës, pas atentatit të dytë kundër ish-Presidentit Donald Trump.

“Në Amerikë, mosmarrëveshjet tona i zgjidhim në mënyrë paqësore, në kutinë e votimit, jo me armë“, tha zoti Biden.

Shërbimi Sekret amerikan është nën trysninë e Kongresit për dështimin e marrjes së masave të duhura gjatë atentatit të parë ndaj zotit Trump më 13 korrik. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson i tha agjencisë së lajmeve ‘Fox News’ se incidenti i dytë tregon nevojën për ndryshim.

“Mendoj se tek Shërbimi Sekret ka njerëz që janë vërtet patriotë, njerëz të mrekullueshëm. Problemi është udhëheqja. Nuk kemi besim”, tha zoti Johnson.

Po në ‘Fox News’ Ish-Presidenti Trump tha se fajin për atentatin e ka retorika e demokratëve. Por, udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer e dënoi atentatin të hënën.

“Nuk ka vend në Amerikë për asnjë lloj dhune politike”, tha ai.

I dyshuari, Ryan Routh, akuzohet se qëndroi i fshehur dhe i armatosur në shkurre jashtë fushës së golfit të zotit Trump në Florida.

Aktivisti 58 vjeçar është mbështetës i fortë i Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë, gjë që e kishte shprehur edhe në një intervistë për agjencinë ‘Newsweek Romania’ më 2022.

“Ky konflikt është padyshim bardh e zi, e mira kundër të keqes”, pat deklaruar ai.

Rusia tha dje se atentati ishte një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara.

“Të luash me zjarrin ka pasojat e veta”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlimit.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit u thanë gazetarëve se masat shtesë pas atentatit të parë ndihmuan në mbrojtjen e zotit Trump të dielën.

“Sistemi mund të funksionojë, sepse i dyshuari as nuk arriti të afrohej. Ne e kapëm dhe e dorëzuam para drejtësisë“, tha Ric Bradshaw, sherif në bashkinë Palm Beach.

I dyshuari Routh u paraqit të hënën në një gjykatë federale në Florida, ku u njoh me akuzat e para për shkelje të ligjit të armëmbajtjes./VOA

Ju sugjerojmë

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
Para
Kishte bërë listën me emrat e personave që do vriste në shkollë, arrestohet 11-vjeçari në Florida

Kishte bërë listën me emrat e personave që do vriste në shkollë, arrestohet 11-vjeçari në Florida

‘Procesi i Berlinit’, ministri Hoxha:  Të shkëmbejmë në kohë reale të dhënat mbi flukset migratore

'Procesi i Berlinit', ministri Hoxha: Të shkëmbejmë në kohë reale të dhënat mbi flukset migratore

Protesta, kritika, thirrje: Çfarë po ndodh me Ligjin e Punës?

Protesta, kritika, thirrje: Çfarë po ndodh me Ligjin e Punës?

TE FUNDIT

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
8 Qershor, 2025

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit e Barnave (FDA) po hetojnë një infeksion...

Lexo më shumë

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
8 Qershor, 2025

Anija Madleen, e nisur nga Koalicioni i Flotilës së Lirisë (FFC), është nisur drejt Gazës, duke transportuar ndihma humanitare, pasi...

Lexo më shumë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com