Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pikëpyetje në SHBA, pse Elon Musk bisedon me Vladimir Putin?

2024/10/31 at 8:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pikëpyetje në SHBA, pse Elon Musk bisedon me Vladimir Putin?

Njoftimet se miliarderi Elon Musk ka biseduar në mënyrë të vazhdueshme me Presidentin rus Vladimir Putin po bëjnë ende jehonë ndër zyrtarët dhe ish-zyrtarët amerikanë, gati pothuajse një javë pasi u bë i ditur fillimisht lajmi për këto biseda.


Zoti Musk, i cili zotëron kompaninë e prodhimit të makinave elektrike Tesla dhe platformën e mediave sociale X, zotëron gjithashtu kompaninë komerciale të fluturimeve hapësinore SpaceX, që ka kontrata të shumta me qeverinë amerikane, me projekte për Departamentin e Mbrojtjes dhe agjencinë amerikane të hapësirës NASA.

Një pjesë e kësaj pune është aq konfidenciale saqë Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë zotit Musk çertifikatë sigurie të nivelit të lartë për shkak të njohurive të tij për programet, duke ngritur shqetësime mes disave se informacionet dhe aftësitë tepër sekrete të Shteteve të Bashkuara mund të jenë në rrezik.

Dhe sipas zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve amerikanë, evropianë dhe rusë që folën për gazetën The Wall Street Journal, shqetësime të tilla mund të jenë të justifikuara.

Gjatë njërës prej bisedave, thanë zyrtarët, Presidenti rus Putin dyshohet se i kërkoi zotit Musk të mos aktivizonte mbi Tajvanin, si një favor për Kinën, shërbimin Starlink, një filial i kompanisë SpaceX që ofron lidhje satelitore interneti.

“Unë mendoj se kjo duhet të hetohet”, tha administratori i NASA-s Bill Nelson në Samitin Botëror të Ekonomisë ‘Semafor’ të premten e kaluar, një ditë pasi gazeta publikoi artikullin e saj.

“Nuk e di nëse kjo histori është e vërtetë”, tha zoti Nelson, duke shtuar, se nëse është, “mendoj se kjo do të ishte shqetësuese, veçanërisht për NASA-n, për Departamentin e Mbrojtjes, për disa nga agjencitë e zbulimit”.

Rusia dhe zoti Musk mohojnë të ketë patur telefonata të shpeshta

Zoti Musk ka mohuar më parë të ketë patur telefonata të shpeshta me Presidentin rus Putin. Në vitin 2022, zoti Musk tha se kishte folur me udhëheqësin rus vetëm një herë, por gazeta The Wall Street Journal tha se ka patur biseda të përsëritura që atëherë.

Zoti Musk nuk ka komentuar dhe nuk i është përgjigjur në rrjetin X artikullit të gazetës. Rusia gjithashtu ka mohuar se ka patur biseda të shpeshta mes Presidentit Putin dhe zotit Musk.

Dhe Pentagoni deri më tani ka refuzuar të përgënjeshtrojë apo të konfirmojë akuzat.

“E kemi parë raportimin nga The Wall Street Journal, por nuk mund të konfirmojmë vërtetësinë e këtyre njoftimeve”, i tha Zërit të Amerikës zëdhënësja e Departamentit të Mbrojtjes, Sue Gough në një email të premten vonë.

“[Ne] do t’ju drejtonim tek zoti Musk për të folur për komunikimet e tij private”, tha zonja Gough, duke shtuar se me ligj departamenti nuk komenton detajet ose statusin e çertifikatës së sigurisë të asnjë personi.

“Ne presim që të gjithë ata që kanë marrë një çertifikatë sigurie, përfshirë kontraktorët, të ndjekin procedurat e përcaktuara për raportimin e kontakteve me të huajt”, tha ajo.

Ish-zyrtarët e zbulimit amerikan që folën për Zërin e Amerikës thanë se bisedat e raportuara, që kur u konfirmuan nga organizata të tjera amerikane të lajmeve duke cituar burimet e tyre konfidenciale, ngrenë pikëpyetje të rëndësishme.

“Nuk ka dyshim se Rusia po kultivon shumë kanale të mundshme ndikimi në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera perëndimore”, tha Paul Pillar, një ish-oficer i lartë i CIA-s, që tani jep mësim në Universitetin Georgetown.

“Rusia do ta konsideronte një sipërmarrës të pasur dhe me ndikim si zotin Musk, si një kanal potencialisht shumë të dobishëm dhe kështu një marrëdhënie që ia vlen të ushqehet”, shtoi ai.

Larry Pfeiffer, ish-shef kabineti në CIA dhe ish-drejtues i lartë i në qendrën operacionale në Shtëpinë e Bardhë, është gjithashtu i kujdesshëm.

“Krijon drithërima”, i tha ai Zërit të Amerikës.

“Nëse njoftimet për bisedat e përsëritura të Musk-ut me Vladimir Putinin janë të vërteta, unë patjetër do të kisha disa shqetësime”, tha zoti Pfeiffer. “Rusia nën Putinin do të kultivojë mbështetje kudo që mundet nëpërmjet blerjes, mashtrimit, apo shtrëngimit”.

“Putini ka shërbime sigurie oportuniste që do të përfitojnë nga çdo mundësi për t’i bërë udhëheqësit e biznesit të huaj të ndikojnë në qeveritë e tyre për t’u lidhur me interesat ruse”, tha ai.

Shqetësimet nuk do të thonë shkelje

Ish-zyrtarët si zoti Pillar dhe zoti Pfeiffer, megjithatë, paralajmërojnë se ka dallim midis shqetësimeve dhe shkeljeve reale.

Ish-zyrtarë të tjerë vënë në dukje se edhe nëse zoti Musk përfshihet në biseda që mund të mos priten mirë nga disa në qeveri, thjesht t’i bësh ato biseda nuk është domosdoshmërisht e paligjshme.

“Amerikanëve u lejohet në thelb të flasin me kë të duan”, tha një ish-prokuror për çështje të sigurisë kombëtare, i cili foli për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti. “Nuk ka asnjë kufizim thelbësor”.

Dhe në rastin e një individi të profilit të lartë që mbikëqyr kompani me shtrirje globale, bisedat me zyrtarë të huaj mund të jenë të pashmangshme.

“Për një sipërmarrës, mund të ketë arsye komerciale legjitime për t’i patur këto komunikime”, tha ish-prokurori. “Në rastet kur sipërmarrësi i bën këto komunikime, ndoshta për arsye politike, apo edhe në formën e një diplomacie paraprake, kjo bëhet ndoshta më shqetësuese nga perspektiva e kundërzbulimit”.

Gjithashtu mund të mos ketë ndonjë problem ligjor nëse zoti Musk nuk i bën të ditura vullnetarisht bisedat me udhëheqësit e huaj.

Fshehja e bisedave të tilla kur pyetet për to, megjithatë, mund të shkelë në terren penal.

Megjithatë, duke pasur parasysh vlerën që Shtetet e Bashkuara marrin nga kompanitë e zotit Musk, zyrtarët amerikanë mund të ndihen sikur kanë pak mundësi.

“Është një nga ato gjëra të padrejta në jetë që nëse qeveria ka një nevojë unike për ju, mund t’ia hidhni megjithëse keni bërë më shumë gjëra dhe prapë të merrni një çertifikatë sigurie”, tha ish-prokurori. “Dikush që ka vlerë unike do të pranohet më shumë”./VOA/



Ju sugjerojmë

Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë
Sport

Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë

20 Nëntor, 2025 6:49 pm
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Politikë

GJKKO e pezulloi nga detyra, Berisha për Ballukun: Ma thanë, por nuk e besova

20 Nëntor, 2025 6:35 pm
SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…

20 Nëntor, 2025 6:33 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Sondazh i Fox News: Trump po i bën më shumë dëm se dobi ekonomisë

20 Nëntor, 2025 5:30 pm
Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë
Politikë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë

20 Nëntor, 2025 3:23 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

Masat e sigurimit ndaj Ballukut, Bardhi: Ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit

20 Nëntor, 2025 2:30 pm
Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon
Kronikë

Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon

20 Nëntor, 2025 2:23 pm
PD zhvillon të hënën protestën e dytë para kryeministrisë
Politikë

PD zhvillon të hënën protestën e dytë para kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 2:18 pm
“Playoff” i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët
Sport

“Playoff” i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët

20 Nëntor, 2025 2:14 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Kryesore

Më 28 dhjetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

20 Nëntor, 2025 1:56 pm
Para
Botërori i Mundjes, Veliaj: Tirana, një qytet për të gjithë

Botërori i Mundjes, Veliaj: Tirana, një qytet për të gjithë

Agjencitë e inteligjencës izraelite: Teherani po planifikon një sulm nga toka irakiane kundër Izraelit

Agjencitë e inteligjencës izraelite: Teherani po planifikon një sulm nga toka irakiane kundër Izraelit

Elbasan/ Aksidentuan për vdekje të miturin, arrestohen dy drejtuesit e automjeteve

Elbasan/ Aksidentuan për vdekje të miturin, arrestohen dy drejtuesit e automjeteve
















TE FUNDIT

Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë

Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë
20 Nëntor, 2025

Në shortin e play-off-it të hedhur sot në selinë e FIFA-s në Zyrih, FSHF u përfaqësua nga Presidenti Armand Duka dhe trajneri...

Lexo më shumë

GJKKO e pezulloi nga detyra, Berisha për Ballukun: Ma thanë, por nuk e besova

“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
20 Nëntor, 2025

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme pas vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.Kryeministres dhe ministres...

Lexo më shumë

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…
20 Nëntor, 2025

SPAK ka reaguar zyrtarisht për dy masat e sigurisë për Belinda Ballukun, pezullimin e ushtrimit të detyrës dhe funksionit si...

Lexo më shumë

Sondazh i Fox News: Trump po i bën më shumë dëm se dobi ekonomisë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
20 Nëntor, 2025

Të pakënaqur me ekonominë. Të prekur nga rritja e çmimeve. Të pasigurt për politikat e administratës Trump. Këta faktorë janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com