Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pikëpyetje mbi vlerësimin e dëmeve në shkollat që do të financohen nga BE

2020/11/27 at 6:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pikëpyetje mbi vlerësimin e dëmeve në shkollat që do të financohen nga BE

Në Shqipëri, një raport paraprak i Kontrollit të Lartë të Shtetit i konsideron të pabaza akt-ekspertizat që sugjerojnë prishjen e 7 shkollave në Durrës dhe rikonstruksionin e katër të tjerave, duke vënë në pikëpyetje procesin e vlerësimit të dëmeve për shkollat që do të financohen nga Bashkimi Europian. Ky material është në kuadër të bashkëpunimit të Zërit të Amerikës me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN


“Gjimnazi “Naim Frashëri” në qytetin e Durrësit qëndron i kyçur prej muajit mars, në pritje të prishjes dhe rindërtimit me fondet që Bashkimi Europian ka vendosur në dispozicion të rikuperimit të Shqipërisë nga tërmeti i një viti më parë. Në akt-ekspertimin e kryer pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo shkollë u vlerësua se nuk kishte dëme në strukturë dhe ishte e banueshme. Por Bashkia e Durrësit kërkoi një ekspertizë të thelluar në Institutin e Ndërtimit, i cili sugjeroi më pas që godina të prishej.

Ky gjimnaz, është një nga 11 godinat arsimore të bashkisë së Durrësit që Komiteti Shtetëror i Rindërtimit vendosi t’i bënte pjesë të fazës së dytë të programit “BE Për Shkollat”. Sipas një vendimi të marrë më 2 korrik, shtatë prej këtyre godinave do të rindërtohen nga e para, ndërsa katër të tjera do të riparohen…

Por një raport paraprak auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ngre pikëpyetje serioze nëse këto godina arsimore u dëmtuan vërtet nga tërmeti, ndërsa konstaton se Bashkia e Durrësit dhe Instituti i Ndërtimit shkelën kuadrin ligjor gjatë procesit të vlerësimit të dëmeve.

Shkollat e destinuara për t’u shembur u rihapën dy javë pas tërmetit dhe zhvilluan një proces normal mësimor deri në fillim të marsit, kur Shqipëria u fut në karantinë për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Qëndruam në mjediset e shkollës duke zhvilluar mësimin normalisht, duke u rimbyllur sërish shkolla për shkak të pandemisë. Në mjediset tona erdhën edhe nxënësit dhe mësuesit e shkollës Bedri Bebeziqi, të cilët e zhvilluan procesin mësimor në të njëjtën godinë me ne, kuptohet me dy turne”, shpjegon Drejtoresha e gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, Enkelejda Alizoti.

Sipas audituesve të KLSH-së, Bashkia e Durrësit inicioi kërkesa për akt-ekspertime të thelluara për 11 objektet arsimore, ndonëse ekspertizat paraprake i kishin vlerësuar ato si të padëmtuara në strukturë dhe të banueshme.

Raporti thekson se këto kërkesa bien në kundërshtim me Aktin Normativ nr.9 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, i cili pëcakton se akt-ekspertimet e thelluara kryhen vetëm në rastet kur kërkohen nga konstatimet paraprake. KLSH thekson gjithashtu se Instituti i Ndërtimit realizoi në kushtet e konfliktit të interesit, edhe akt-ekspertimet e thelluara për 11 godinat , edhe oponencën e tyre. Akt-ekspertimeve të thelluara u mungojnë analizat laboratorike apo një vlerësim i kostove për ndërhyrjet, çka bie gjithashtu në kundërshtim me Aktin Normativ.

Akt-ekspertimet që rekomandojnë prishjen e 7 prej godinave arsimore në Durrës përmbajnë, sipas KLSH-së, konkluzione shabllone dhe të kundërta me vlerësimet paraprake të grupeve të inspektorëve. Grupi i audituesve të KLSH-së, konstaton se procesi i vendimarrjes, veçanërisht në rastet e prishjeve të detyruara, është i pabazë dhe njëkohësisht mbart rriskun që të jetë i gabuar.

Tërmeti i një viti më parë që goditi Shqipërinë e Mesme u mori jetën 51 personave dhe plagosi qindra të tjerë. Mes mijëra ndërtesave të dëmtuara, 143 ishin shkolla, kopshte, çerdhe dhe konvikte.

Bashkimi Europian është donatori më i madh në procesin e rindërtimit të shkollave të dëmtuara nga tërmeti, duke alokuar deri më tani mbi 65 milionë euro. Programi “BE për shkollat” po zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, UNDP dhe pritet të realizojë rindërtimin dhe rikonstruksionin e mbi 70 godinave arsimore të dëmtuara.

I pyetur rreth konkluzioneve të Kontrollit të Lartë i Shtetit, Delegacioni i Bashkimit Europian u përgjigj se nuk ishte njohur ende me to, por shpresonte të merrte draftin përfundimtar, të cilin tha se do ta analizonte me kujdes. Delegacioni shtoi gjithashtu se programi “BE për Shkollat” varet nga vlerësimi i dëmeve që kryen qeveria e Shqipërisë dhe nga vendimet e Komitetit Shtetëror të Rindërtimit. “As Delegacioni i BE-së, as UNDP-ja nuk janë të përfshira në vendimet e marra nga Komiteti Shtetëror për Rindërtim,” nënvizoi Delegacioni.

Bashkia e Durrësit nuk iu përgjigj pyetjeve të detajuara mbi gjetjet e KLSH-së, por deklaroi se ishte në pritje të raportit përfundimtar, i cili do të reflektojë edhe oponencën e saj.

Ndërsa Instituti i Ndërtimit i hodhi poshtë akuzat për konflikt interesi, ndërsa shtoi se i kishte kryer akt-ekspertimet e thelluara me kërkesë të Bashkisë së Durrësit. Sipas Institutit të Ndërtimit, 11 objektet arsimore kishin një jetëgjatësi mbi 50 vjeçare dhe e kishin të domosdoshme kryerjen e akt-ekspertizave./ VOA



Ju sugjerojmë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Para
Durrës/ Helmohen tre punonjës të paraburgimit dhe një i burgosur

Aksident në Fushë-Krujë, plagoset një person

VIDEO/ Deputetët përleshen në parlament për mishin e derrit

VIDEO/ Deputetët përleshen në parlament për mishin e derrit

Presidenti i Brazilit refuzon të marrë vaksinën anti-COVID

Presidenti i Brazilit refuzon të marrë vaksinën anti-COVID
















TE FUNDIT

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
22 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi ka folur në emisionin “Opinion” për fëmijërinë...

Lexo më shumë

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
22 Tetor, 2025

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Trump foli në telefon me homologun e tij rus Putin dhe më pas u...

Lexo më shumë

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
22 Tetor, 2025

37 persona janë arrestuar në Greqi, disa javë pas zbulimit të një prej skandaleve më të mëdha me përvetësimin e ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com