Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Phillips: Shqipëria, Kosova duhet ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk

2018/04/28 at 10:30 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
Phillips: Shqipëria, Kosova duhet ta marrin seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk

Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips thotë se rreziku që paraqet ndikimi i Rusisë dhe Turqisë në Ballkan është real. udhëheqësit e vendeve të rajonit duhet ta marrin seriozisht. Prof. Phillips, drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut, thotë se udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës duhet ta marrin seriozisht këtë kërcënim dhe duket të mbajnë qëndrime të qarta për aleancat e tyre.


Profesor Phillips, po flitet shpesh për rrezikun e ndikimit e Rusisë dhe Turqisë në vende të ndryshme të Ballkanit. Sipas jush, sa serioz është ky kërcënim?

David Phillips: Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të mirë se Shqipëria as miq më të mirë se shqiptarët. Kërcënimet ndaj sovranitetit të Shqipërisë dhe Kosovës janë në proporcion të drejtpërdrejtë me afërsinë mes Shteteve të Bashkuara dhe komuniteteve shqiptare. Kërcënimi është real, përfaqëson një rrezik të vërtetë. Udhëheqësit politikë në botën shqiptare duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të ruhen nga kërcënimet ndaj sovranitetit që vjen nga Rusia dhe Turqia.

Ky është një problem jo vetëm për vendet me shumicë shqiptare, kam parasysh ndërhyrjet në Mal të Zi dhe Maqedoni dhe faktin që një deputete ruse tha këtë javë në Bosnje se hyrja e vendeve ballkanike në NATO është kërcënim për sigurinë në Evropë. Si do ta komentonit këtë lloj ambjenti të krijuar?

David Phillips: Rusia e kundërshton me forcë anëtarësimin e vendeve të këtij rajoni në Ballkan. Kjo është arsyeja që ata organizuan një grusht shteti në Mal të Zi, që mbështetën partinë ultranacionaliste VMRO në Maqedoni. Rusia ka një program dhe ky është që të minojë NATO-n dhe Bashkimin Evropian dhe ta përdorë këtë si pikë sulmi jo vetëm kundër institucioneve euro-atlantike por edhe vetë Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë edhe më ngushtë për çështje sigurie, në drejtimin ekonomik dhe diplomatik. Për të frenuar rrezikun rus dhe turk, duhet që Shtetet e Bashkuara të angazhohen më shumë dhe që Bashkimi Evropian të integrojë më shumë në institucionet e veta Kosovën dhe Shqipërinë.

Nga ana tjetër si do ta vlerësonit përgjigjen e këtyre vendeve, veçanërisht Shqipërisë dhe Kosovës, dhe udhëheqësve të tyre ndaj këtyre rreziqeve?

David Phillips: Duket sikur mes udhëheqësve politikë të këtyre vendeve nuk duan ta pranojnë këtë realitet. Të hënën në Universitetit Columbia ne patëm një vizitë nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kur foli për Rusinë dhe Turqinë, ai nuk e pranoi këtë rrezik dhe u përpoq të minimizonte rrezikun ndaj Shqipërisë. Është e ditur që Edi Rama ka lidhje të ngushta me Tayyp Erdoganin. Kjo nuk është në interesin e Shqipërisë. Ai nuk duhet të kërcejë nëpër dasma në Ankara, ai duhet të përqendrohet tek nevojat e qytetarëve shqiptarë. Në fund të fundit Turqia do që t’i përdorë vendet në Ballkanin Perëndimor, për të ri-imponuar programin e tij neo-otoman. Nuk ka interes në mirëqenien e popujve të Ballkanit Perëndimor. Turqisë thjesht i leverdis t’i përdorë ata ekonomikisht, të flasë për një bashkëpunim të madh kulturor, por në fakt është një program që Turqia e ndjek për interesin e vet kombëtar.

A po sugjeroni që këta udhëheqës, duhet ta shpjegojnë qartësisht se çfarë marrëdhënie kanë me Turqinë në këtë rast dhe se çfarë strategjie kanë për t’u bërë ballë këtyre përpjekjeve për ndërhyrje dhe për të ushtruar ndikim?

David Phillips: Kryeministri Rama nuk mund të shkojë në Berlin dhe t’i thotë Kancelares Merkel se nëse Shqipëria nuk integrohet më tej në Bashkimin Evropian, do të ketë një rritje të islamizmit. Ndërkohë ai pranon ndërtimin e një xhamie 30 milionë dollarëshe në Tiranë, imazhet e Skënderbeut mbulohen nga TIKA, Agjencia Kulturore Turke kur organizon aktivitete në Sheshin Skanderbeg. Pra Shqipëria duhet të zgjedhë: A do të jetë me Perëndimin, do të jetë me Shtetet e Bashkuara, apo do të përpiqet të luajë me të dyja palët? Të ketë një marrëdhënie me Turqinë, që nuk është në interesin e saj, dhe njëkohësisht duke i ofruar baza Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe NATO-s, që e çon përpara bashkëpunimin e Shqipërisë për sigurinë. Në fund të fundit Shqipërisë do t’i duhet të zgjedhë a është pro-perëndimore apo pro-islamiste, dhe të jetë pranë Turqisë dhe të ketë një marrëdhënie me Tayyp Erdoganin, e vendos Shqipërinë në kampin islamist.

Por nga ana tjetër Turqia është anëtare e NATO-s…

David Phillips: Nëse NATO-ja do të ngrihej sot, për shkak të faktit që Turqia është anti-demokratike, anti-amerikane dhe islamiste, nuk do të kishte ashnjë shans të miratohej në NATO. Po, Turqia është anëtare e NATO-s në letër, por nga ana tjetër blen raketa S400 nga Rusia, saboton aktivisht interesat e NATO-s dhe në Siri, Turqia po punon kundër interesave të Shteteve të Bashkuara madje edhe kundër interesave të popullit sirian. Prandaj ka disa dyshime serioze lidhur me faktin se sa i plotëson sot kriteret Turqia si anëtare e NATO-s. Fakti që është anëtare e alencës, nuk do të thotë që e ka vendin atje.

 Çfarë duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara për të frenuar këto përpjekje për ndikim anti-perëndimor?

David Phillips: Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë shumë të qartë Erdoganit që ne presim që Turqia të funksionojë në mënyrë demokratike, i ka afruar zgjedhjet më 24 qershor dhe kjo është jodemokratike pasi nuk u jep partive të opozitës kohë për t’u përgatitur. Nëse Turqia do që të ketë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe dëshiron t’i rikthehet bashkëpunimit të ngushtë që kemi pasur më parë, atëherë është koha për të mbajtur qëndrim. Shtetet e Bashkuara duhet t’ia komunikojnë Turqisë se çfarë presim ne dhe nëse Turqia nuk është gati të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk është gati të tërhiqet nga ndërhyrja në Ballkanin Perëndimor, atëherë duhet të paguajë një çmim.

 Një nga arsyet që në Shqipëri mund të thonë që Rusia nuk ka ndikim është se nuk ekziston me shqiptarët, ajo lidhje historike për shembull që ekziston me Serbinë. Nga ky këndvështrim, rreziku mund të vijë indirekt pikërisht nga ato lidhje, apo jo?

David Phillips: Rusia përbën kërcënim përmes mbështetjes së Serbisë dhe provokimeve të vazhdueshme që po bëhen kundër Kosovës. Treni që u dërgua në Mitrovicë, ngritja e bazës së zbulimit në Nish, fakti që Beogradi është tani qendra për propagandën ruse që është anti-amerikane, dhe anti-shqiptare, të gjitha këto nënkuptojnë që Rusia dhe Shqipëria janë në kënde të kundërta. Do të ishte gabim të mendohej që përpejkjet keqdashëse të Rusisë kanë në shënjestër vetëm Kosovën. Çdo provokim që mund të çojë në një spirale dhune vdekjeprurëse, pa diskutim që do të kishte pasoja në Shqipëri, prandaj në këtë rast si Kosova, edhe Shqipëria janë të rrezikuara përballë një politike ruse që është provokuese dhe që përpiqet të minojë NATO-n dhe Bashkimin Evropian dhe të dobësojë miqësinë që kanë Shtetet e Bashkuara me miqtë e vet në Ballkanin Perëndimor.

 Bashkimi Evropian ndezi dritën jeshile për negociatat me Shqipërinë dhe po mban një qëndrim më mikpritës për vendet e Ballkanit. A mendoni se gjendja e brendshme me sfidat e iliberalizmit në BE dhe këto rreziqe për të cilat po flasim kanë ndikuar në këtë qëndrim?

David Phillips: Është lajm shumë i mirë që Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave për kandidaturën e Shqipërisë. Çfarë e motivon që t’i marrë këto hapa tani? BE-ja i sheh veprimet e Rusisë në rajon dhe do që ta hapë perspektivën e anëtarësimit të vendeve të tjera si një masë mbrojtëse për të parandaluar ndikimim e Rusisë. Gjithashtu vepron duke pasur parasysh fuqizimin e aktorëve iliberalë në Evropë, përfshirë vende anëtare të Bashkimit Evropian. Prandaj futja e Shqipërisë në tendën evropiane është një masë parandaluese. Kjo e nxit Shqipërinë që të ecë përpara me demokracinë dhe tregjet e lira. Fakti që Kosova dhe Mali i Zi kanë arritur një marrëveshje për kufirin dhe që banorët e Kosovës mund të përfitojnë nga udhëtimi pa viza në vendet e BE-së, është po ashtu një zhvillim shumë pozitiv. Por këto zhvillime duhet të kenë një rezultat të qartë. Nuk bëhet fjalë për procesin, duhet të jetë theksi tek rezultatet dhe rezultati duhet të jetë një integrim më i thellë për Kosovën në institucionet euro-atlantike, përtej liberalizimit të vizave dhe për Shqipërinë që të futet në një proces të përshpejtuar me negociatat. Që kjo të bëhet, udhëheqësit politikë në Shqipëri duhet të tregojnë seriozitet për forcimin e demokracisë, të luftojnë korrupsionin, të thellojnë bashkëpunimin me homologët në BE. Kam besim që udhëheqësit e Shqipërisë mund ta bëjnë një gjë të tillë sepse është qartësisht në interesin komnbëtar të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë dhe duhet të vazhdojnë të mbeten të angazhuar dhe integrimi do të dojë inkurajim të vazhdueshëm nga SHBA dhe bashkëpunim mes Uashingtonit dhe Brukselit për të pasur përparim të vërtetë./VOA

 

Etiketa: marrin seriozishtndikimi rus dhe turkPhillipsshqiperia dhe kosova


Ju sugjerojmë

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

20 Korrik, 2025 8:12 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

20 Korrik, 2025 7:54 pm
Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari
Aktualitet

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari

20 Korrik, 2025 7:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Ishte me pushime në Shëngjin/ I riu bie nga ballkoni, dërgohet te Spitali i Traumës

20 Korrik, 2025 7:00 pm
Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet
Aktualitet

Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet

20 Korrik, 2025 5:53 pm
“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…
Aktualitet

“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…

20 Korrik, 2025 5:26 pm
Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…
Kryesore

Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…

20 Korrik, 2025 4:32 pm
Unioni Turistik: Korriku nuk po përmbush pritshmëritë
Aktualitet

Unioni Turistik: Korriku nuk po përmbush pritshmëritë

20 Korrik, 2025 4:06 pm
Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar, pranga 42 vjeçarit
Aktualitet

Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar, pranga 42 vjeçarit

20 Korrik, 2025 3:55 pm
‘Optimistë për negociatat’/BE, Shqipëria hapa përpara me reformat..
Aktualitet

‘Optimistë për negociatat’/BE, Shqipëria hapa përpara me reformat..

20 Korrik, 2025 3:45 pm
Para
DASH gozhdon Qeverinë: Korrupsion masiv në gjitha nivelet, presion mbi gjykatat, autocensurë në media

Veç Llallës dhe Doshit, DASH shpall ‘non grata’ edhe 15 zyrtarë të lartë

Pesë gola dhe spektakël në “Derbin e Italisë”, Juventus vendos një dorë tek titulli

Pesë gola dhe spektakël në "Derbin e Italisë", Juventus vendos një dorë tek titulli

Video/ Këngëtarja zbulon kush është burri më i bukur që ka parë

Video/ Këngëtarja zbulon kush është burri më i bukur që ka parë
















TE FUNDIT

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
20 Korrik, 2025

Komisioni i BE-së do të vendosë tatime më të larta për produktet e duhanit. Industria paralajmëron për çmime në stratosferë,...

Lexo më shumë

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
20 Korrik, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Sarandës. Sipas informacioneve të para, si...

Lexo më shumë

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
20 Korrik, 2025

“Për neutralizimin e flakëve që vunë në rrezik Parkun Kombëtar të Llogarasë janë angazhuar forcat vendore, Forcat e Armatosura dhe...

Lexo më shumë

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
20 Korrik, 2025

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Në një fjalim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com