Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pfizer për fëmijët 5-11 vjeç, FDA jep miratimin

2021/10/29 at 10:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pfizer 93% efektive në parandalimin e shtrimit në spital

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara dha miratimin të premten për vaksinën Pfizer kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.


FDA dha autorizmin për përdorimin urgjent të vaksinave me dozë më të vogël- sa një e treta e asaj që përdoret për adoleshentët dhe të rriturit – dhe deri në 28 milionë fëmijë amerikanë mund të kualifikohen për vaksinim që në fillim të javës së ardhshme.

Hapi i mbetur për miratimin e plotë është vendimi i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Këshilltarët e CDC-së do të bëjnë rekomandime më të detajuara lidhur me vaksinën dhe më pas drejtorja e agjencisë do të japë vendimin përfundimtar.

“Me këtë vaksinë fëmijët do të jenë shumë më mirë, pa iu dashur të mbyllen në shtëpi, me shkollimit nga distanca dhe pa takuar shokët e tyre,” tha Dr. Kawsar Talaat nga Universiteti Johns Hopkins. “Vaksina do t’i mbrojë ata dhe do të mbrojë komunitetet tona.”

Disa vende kanë filluar të përdorin vaksina të tjera kundër COVID-19 tek fëmijët nën 12 vjeç, përfshirë Kinën, e cila sapo filloi vaksinimet për 3-vjeçarët. Por shumë vende që përdorin vaksinën e kompanisë Pfizer dhe partnerit të sajBioNTech po e ndjekin me vëmendje vendimin e SHBA-së dhe rregullatorët evropianë sapo filluan të shqyrtojnë dozat e e kësaj vaksine për fëmijë.

Me miratimin nga FDA, Pfizer planifikon të fillojë dërgimin e miliona dozave të vaksinës pediatrike – me kapak portokalli për t’u dalluar nga ato me kapak ngjyrë vjollcë për grupmoshat e tjera – në zyrat e mjekëve, farmacitë dhe objektet e tjera të vaksinimit. Fëmijët do të marrin dy injeksione, me tre javë diferencë nga njëra-tjetra.

Rastet e rënda ose vdekjet nga COVID-19 janë të rralla mes fëmijëve më të vegjël, por shefi i vaksinave i FDA-së, dr. Peter Marks tha këtë javë se 1.9 milionë fëmijë të grupmoshës 5 deri në 11 vjeç kanë rezultuar pozitivë dhe 8,300 janë shtruar në spital në Shtetet e Bashkuara. Nga ata që u shtruan në spital, një e treta kishte pasur nevojë për kujdes intensiv dhe afro 100 vdiqën.

Dhe ndërsa varianti delta shumë ngjitës vazhdon të jetë në qarkullim, qeveria ka llogaritur më shumë se 2000 mbyllje shkollash të lidhura me koronavirusin që nga fillimi i vitit shkollor, duke prekur kështu më shumë se një milion fëmijë.

Në fillim të kësaj jave, këshilltarët e pavarur të FDA-së arritën në përfundimin se përfitimet nga vaksina Pfizer për fëmijët 5 deri në 11 vjeç kundër COVID-19 janë shumë më të mëdha sesa rreziku i rasteve të rralla të inflamacionit të zemrës, të quajtur miokardit.

Por disa prej ekspertëve thanë se jo të gjithë të rinjtë do të duhet të vaksinohen dhe se ata preferojnë që vaksinimi të ketë në fokus ata që janë më të rrezikuar nga virusi.

Afro 70% e fëmijëve 5 -11-vjeçarë të shtruar në spital për COVID-19 në SHBA kanë probleme ekzistuese shëndetësore, duke përfshirë astmën dhe obezitetin, sipas të dhënave federale.

Pyetja se sa gjerësisht duhet të përdoret vaksina e Pfizer do të jetë një nga temat qendrore që do të shqyrtohet nga CDC-ja dhe këshilltarët e saj, të cilët përcaktojnë rekomandime formale për mjekët pediatër dhe profesionistët e tjerë mjekësorë.

Një studim i kompanisë Pfizer me 2,268 nxënës shkolle arriti në përfundimin se vaksina ishte pothuajse 91% efektive në parandalimin e infeksioneve simptomatike të COVID-19.

Asnjë nga fëmijët nuk pati rast të rëndë infektimi, por të vaksinuarit kishin simptoma shumë më të lehta sesa të pavaksinuarit. Për më tepër, fëmijët e vegjël që iu nënshtruan dozave të ulëta zhvilluan nivele antitrupash që luftojnë koronavirusin po aq të larta sa adoleshentët dhe të rinjtë që kanë marrë dozat e rregullta. Studimi i Pfizer mbi fëmijët më të vegjël arriti në përfundimin se vaksinat me doze të ulët rezultuan të sigurta, me efekte anësore të ngjashme ose më të lehta të përkohshme, si dhimbje krahu, ethe ose dhimbje të tjera që kanë pasur adoleshentët.

Studimi nuk është aq i gjerë sa të mund të identifikojë ndonjë efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë, siç është inflamacioni i zemrës që ndodh herë pas here pas dozës së dytë, kryesisht te të rinjtë.

Disa prindër pritet t’i vaksinojnë fëmijët e tyre përpara festave familjare dhe sezonit të ftohtë të dimrit.

Por një sondazh i fundit i Fondacionit Kaiser Family sugjeron se shumica e prindërve nuk do të nxitojnë t’i vaksinojnë fëmijët. Rreth 25% e prindërve të anketuar në fillim të këtij muaji thanë se do t’i vaksinonin fëmijët e tyre “menjëherë”. Por pjesa tjetër ishte e ndarë mes atyre që thanë se do të prisnin për të parë se si funksionon vaksina dhe atyre që thanë se “me siguri” nuk do t’i vaksinojnë fëmijët.

Edhe kompania Moderna po studion vaksinën e saj për COVID-19 tek të rinjtë e moshës shkollore. Pfizer dhe Moderna po bëjnë studime edhe për vaksina për fëmijë më të vegjël, deri në 6 muajsh. Rezultatet priten më vonë gjatë vitit./VOA

Etiketa: fdafemijetpfizer


Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Luan Baçi: Basha më kërkoi të mos shkoja në foltore

Luan Baçi: Basha më kërkoi të mos shkoja në foltore

Bardhi:Qytetarët po kërcënohen, drejtuesit e policisë nën monitorimin e PD

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Bardhi: Kam informacion kush ka qenë rrethi i personave

Këngëtarja shqiptare: Nuk shkoj te Arian Çani se ai është i çmendur

Çani: Gjatë natës do ketë arrestime të bujshme nga SPAK
















TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com