Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pfizer kërkon autorizim për përdorim të vaksinës te moshat 12-15 vjeç

2021/04/09 at 10:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vaksina e parë kundër Covid kërkon autorizimin emergjent në SHBA

Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech u kërkuan të premten rregullatorëve amerikanë që të lejojnë përdorimin emergjent të vaksinës së tyre tek adoleshentët e moshave 12 deri në 15 vjeç.


Vaksina aktualisht është e autorizuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart. Kompanitë thanë të premten se kishin kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave një zgjerim të autorizimit, për të përfshirë edhe grupmoshën më të re.

Në muajin mars, kompanitë thanë se nga provat klinike rezultonte që vaksina ishte e sigurt, efektive dhe nxiste përgjigje të fuqishme antitrupash tek moshat 12-15 vjeç.

Është e paqartë se sa kohë do t’u duhet rregullatorëve të SHBA për të verifikuar të dhënat e provave, megjithëse drejtoresha e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve Rochelle Walensky i tha televizionit ABC news të enjten se pret që vaksina të autorizohet për moshat 12 deri në 15 vjeç nga mesi i majit.

Është gjithashtu e paqartë nëse rregullatori do të kërkojë një takim të bordit të pavarur këshillues që rekomandoi autorizimin fillestar në mënyrë që kompanitë të marrin një autorizim për këto mosha.

Moderna Inc dhe Johnson & Johnson po testojnë gjithashtu vaksinat e tyre tek moshat 12-18 vjeç, dhe të dhënat nga kompania Moderna mund të dalin së shpejti.

Pfizer dhe Moderna gjithashtu kanë filluar prova edhe te fëmijë më të vegjël, të moshës gjashtë muaj deri në 11 vjeç. Të dyja kompanitë kanë thënë se shpresojnë të jenë në gjendje të vaksinojnë fëmijët nën 11 vjeç nga fillimi i vitit 2022.

Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve shihet si një hap i rëndësishëm drejt arritjes së imunitetit të tufës dhe zbutjes së pandemisë, sipas shumë ekspertëve.

Pfizer dhe BioNtech thanë se në ditët në vijim planifikojnë t’u kërkojnë edhe autoriteteve në vende të tjera të botës që të lejojnë përdorimin e vaksinës së tyre tek moshat 12-15 vjeç./VOA

 

 

 

Etiketa: autorizimpfizerte moshat 12-15 vjeçVaksina


Ju sugjerojmë

Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”
Politikë

Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”

18 Nëntor, 2025 12:10 pm
Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik
Kryesore

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

18 Nëntor, 2025 11:29 am
Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët
Kryesore

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët

18 Nëntor, 2025 11:18 am
Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump
Bota

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

18 Nëntor, 2025 10:46 am
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta
Aktualitet

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

18 Nëntor, 2025 10:17 am
Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim

18 Nëntor, 2025 10:15 am
“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”
Bota

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”

18 Nëntor, 2025 9:29 am
Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit

18 Nëntor, 2025 9:24 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 8:02 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 18 nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 7:44 am
Para
“Ti s’je burrë”/ Dëshmia e kontrollorit: Zbrit nga kulla, se do të të hedh

“Ti s'je burrë”/ Dëshmia e kontrollorit: Zbrit nga kulla, se do të të hedh

Lëvizja Vetëvendosja: Albin Kurti kandidon në zgjedhje

Kurti: Votoni nr.13 në Lezhë, nuk prodhojnë më figurat e konsumuara

COVID/ Deklarata e SHBA për vaksinën, Von Der Leyen: Të jetë për të gjithë

Vrasja e gazetarit grek, Presidentja e KE: Akt i neveritshëm
















TE FUNDIT

Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”

Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”
18 Nëntor, 2025

Është miratuar kërkesa e opozitës për zhvillimin e mocionit me debat për rendin dhe sigurinë. Mocioni me debat do të...

Lexo më shumë

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

Gjyqi në Hagë, Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik
18 Nëntor, 2025

Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, vazhdon dëshminë e tij në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë. Clark i mbetet besnik...

Lexo më shumë

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët

Dy orë në SPAK, për çfarë u pyet Bylykbashi nga prokurorët
18 Nëntor, 2025

“Isha në cilësinë e kallëzuesit të PD-së në lidhje me aferën e Eco Park”. Kështu u shpreh deputeti i Partisë...

Lexo më shumë

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump
18 Nëntor, 2025

Një sulm ushtarak ndaj Venezuelës nga Shtetet e Bashkuara do të shënonte fundin politik të presidentit Donald Trump. Është ky...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com