Bota

Pfizer firmos marrëveshjen, do të furnizojë me vaksina programin COVAX


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 22/01/21 |
Semiljana Azizi

Kompania amerikane, Pfizer dhe ajo gjermane, BioNTech do të furnizojnë me vaksinat e tyre kundër koronavirusit programin COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në një artikull të publikuar nga Reuters shkruhet se programi COVAX i OBSH-së ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, te shtetet e varfra.

Ndërkaq bëhet me dije se pjesë e këtij programi është edhe Kosova, e cila pritet të marrë nga COVAX-i doza të vaksinës për 20% të popullatës së saj.

Ndër të tjera bëhet me dije se marrëveshja mes Pfizer/BioNTech pritet të bëhet publike këtë të premte, teksa nde nuk është e qartë se çfarë sasie të vaksinave do të marrë programi COVAX nga Pfizer/BioNTech. Megjithatë pritshmëritë nuk janë për një sasi të lartë.

Këshilltari i lartë i OBSH-së, Bruce Aylëard, ka deklaruar të hënën se COVAX-i ishte në “diskutime mjaft të detajuara” me Pfizerin dhe tha se pret që kjo kompani ta furnizojë me vaksina COVAX-in “shumë shpejt”.

Vaksinat nga programi COVAX pritet të shpërndahen për vendet e varfra dhe ato me të ardhura të ulëta në muajin shkurt. COVAX gjithashtu një ditë më parë ka konfirmuar se po planifikon që të shpërndajë rreth 1.8 miliard doza më 2021 në 92 shtete, duke mbuluar nevojat për vaksinim të 27 për qind të popullatës të këtyre shteteve.

Sa i përket marrëveshjes me COVAX,  kompania BioNTech nuk ka dashur ta komentojë, ndërkaq Pfizer nuk i është përgjigjur pyetjeve për këtë çështje./Opinion.al

Pas