Vaksina Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit është 93% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital te të rinjtë e moshës 12 deri në 18 vjeç.
Studimi u krye në periudhën Qershor -Shtator, kur varianti jashtëzakonisht ngjitës Delta i koronavirusit ishte mjaft i pranishëm .
Të dhënat nga 19 spitale pediatrike treguan se në mesin e 179 pacientëve të shtruar në spital për shkak të Covid-19 , 97% prej tyre ishin të pavaksinuar. Kjo tregon një herë tjetër efikasitetin e vaksinës.
Vaksina Pfizer/BioNTech është e autorizuar për fëmijët e moshës 12 vjeç dhe kompanitë po kërkojnë autorizim për përdorim tek ata të moshës pesë vjeç.
Të dhënat e publikuara tregojnë rëndësinë e vaksinimit për të mbrojtur të rinjtë kundër koronavirusit./ Klan News