Procesi i votimit në qendrën e votimit Karbunar të Lushnjës është pezulluar, për shkak se disa qytetarë kanë bllokuar derën e qendrës me makinë.
Sipas gazetarit të Klan News Merin Maçi, mësohet se banorët kanë denoncuar në polici, se disa persona të pautorizuar në qendrën e votimit kanë ushtruar presion tek qytetarët te cilët i drejtoheshin kutive të votimit.
Pas këtij denoncimi policia ka arritur menjëherë në vendngjarje, pasi edhe procesi i votimit ka qenë i paralizuar për pak minuta.
Me mbërritjen e uniformave blu situata është qetësuar dhe procesi i votimit ka vijuar normalisht.