Aktualitet

Pezullohet nga detyra shefi i qarkullimit në Korçë, çfarë dyshohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:58 - 19/06/20 |
Opi Nion

Është pezulluar nga detyra shefi i qarkullimit te qarkut të Korçës, Ervin Dervishaj.

Deri më tani ende nuk janë të qarta arsyet e pezullimit të Dervishajt, i cili ka mbajtur këtë detyrë prej më shumë se një viti. Dyshohet se Dervishaj akuzohet për shpërdorim detyre.

Pak ditë më parë pati lëvizje të tjera në policia me urdhër të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu. Disa drejtorë qarku dhe kufiri u ndërruan.  Drejtori i Policisë së Korçës, Lorenc Paganika u zëvendësua nga Ferdinand Mara.

Drejtor i Kufirit në Korçë është emëruar Andin Marku, i cili më parë ishte në Fier. Ndërsa ish-drejtori i Kufirit në Korçë, Arben Joca, emërohet në këtë post në Gjirokastër, ku largohet ish-kreu i mëparshëm Idajet Hoxha./ Opinion.al

Pas