Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, pas një vendimi të marrë nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në Tiranë.
Drejtuesit e këtij institucioni kanë vendosur që të pezullojë drejtoreshën e Shkollës “Gjon Buzuku”, Anila Muka pasi sipas tyre ishin gjetur shkelje në punë.
Sipas DAR, drejtoresha e kësaj shkolle paguante një mësues që nuk ndodhej në Shqipëri dhe orët e mësimit i bënte nëndrejtoresha me inicialet D. S., dhe për këtë arsye DAR ka vendosur pezullimin e saj.
Por sipas nëndrejtoreshës, pezullimi ishte i padrejtë dhe ajo ka pirë një dozë ilaçesh.
Familjarët e kanë gjetur dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital. Pas trajtimit në QSUT ajo është larguar për në shtëpi, duke qenë jashtë rrezikut për jetën.