Bota

Pezullohet gazetari që do të moderonte debatin Tramp-Bajden


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:09 - 16/10/20 |
Al Do

Një gazetar veteran në Shtetet e Bashkuara, i cili është zgjedhur për të moderuar debatin e dytë midis presidentit amerikan, Donald Tramp, dhe sfiduesit të tij, Xho Bajden, u pezullua, pasi pranoi se ka gënjyer se llogaria e tij në Twitter është hakuar.

Skëlli do të moderonte debatin e planifikuar për 15 tetor, por ai është anuluar, pasi organizatorët e kanë shndërruar në debat virtual.

Javën e kaluar, Skëlli ka qenë i përfshirë në një shkëmbim në Twitter me Entoni Skaramuçin, ish-ndihmës i Trampit, tani kritik i tij. Skëlli është dukur se ka kërkuar këshilla prej tij. Kur shkëmbimi ka nxitur polemika, Skëlli ka thënë se llogaria e tij është hakuar.

Në një deklaratë ndjese, Skëlli tha se ka zhgënjyer kolegët e tij. “U kërkoj falje atyre”, tha ai.

Organizatorët e kanë cilësuar si shqetësim infektimin e Trampit me koronavirus, por Tramp ka refuzuar të marrë pjesë në debat virtual.

Skëlli ka mbuluar zgjedhjet presidenciale në C-SPAN për gati 30 vjet dhe ka krijuar një reputacion për mbulim të balancuar.Është e paqartë se kur do të kthehet, por pezullimi i tij sugjeron se ai do të jetë jashtë programit në natën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 3 nëntor.

Pas